Filipçe nuk paralajmëron masa të reja për momentin, të shihet një herë si do të kalojë gushti

Shkup, 28 korrik – Nuk do të kemi mundësi tjetër përveç se të vendosim ndonjë formë të restriksionit. Për mast është biseduar dhe plotësisht do të bisedojmë me qëllim që ta mbrojmë tërë popullatën tjetër, ndërsa ato masa do t’u referohen të pavaksinuarve, deklaroi sot ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, I cili tha se për masat konkrete do të bisedojnë më hollësisht në gusht.

 

“Pamë në vitet e kaluara se çka do të thotë të mos ketë vaksinë për një sëmundje, restriksione të këtilla, orë policore etj., shohim dhe ndjekim shembuj edhe nga vendet e tjera, ka kompani private të cilat thjeshtë dëshirojnë të punësuarit e tyre të jenë të vaksinuar në mënyrë që të mund të funksionojë normalisht procesi I punës, ndërsa ne do ta mbrojmë shëndetin publik me atë që eventualisht do të vendosnim masa të tilla atje ku ka mundësi për tubime massive, ngjarje publike, ndoshta hyrje për disa vende publike etj,”, theksoi Filipçe gjatë vizitës në Spitalin klinik në Manastir.

Ai theksoi se në këtë moment kemi shkallë më të lartë të vaksinimit krahasuar me shumë vende në rajon, e madje edhe në këtë pjesë të Evropës.

“Sinqerisht besoj se kështu edhe do të vazhdojmë. Rreth 33 mijë banorë në Manastir janë vaksinuar, nga kjo 23 mijë janë rivaksinuar. Këtu vaksinimi do të vazhdojë në Shtëpinë e shëndetit, që tashmë është rinovuar tërësisht, të gjitha hapësirat janë zënë, përfshirë pikat vaksinuese. Edhe gjatë javës së kaluar kemi përqindje mjaft të lartë për vaksinim, që konsideroj se është shumë mirë dhe shpresoj se kështu edhe do të vazhdojë”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Lidhur me vaksinimi e fëmijëve, ai potencoi se nuk kanë në plan, si për ta, ashtu edhe për të rriturit të imponojnë rregulla dhe kjo të jetë e obligueshme.

“Absolutisht, asgjë për shkollat, as për të mesmet, as për fakultetet etj. Megjithatë, në këto vende ku ka rrezik për tubime të mëdha, këtu mendojmë pa dallim nëse bëhet fjalë për adoleshentë, njerëz më të moshuar. Kështu që fillimisht do të bisedojmë për masat. Siç është menduar gjithçka deri më tani dhe e kemi dimensionuar, dëshirojë edhe këto masa eventuale të jenë të menduara mirë e qëllim që të vazhdojë jeta normale. Ne nuk mund të jetojmë as të mbyllur, as me restriksione, as të durojë më tepër ekonomia, posaçërisht tani kur ka vaksina në disponim”, theksoi Filipçe.

Lidhur me sasinë e vaksinave, ai sqaroi se çdo të hëne arrijnë mes 20 dhe 30 mijë vaksina dhe është kombinim nga marrëveshja e drejtpërdrejtë me kompaninë “Fajzer” dhe ndihma që arrin përmes vendeve anëtare të BE-së.

Filipçe potencoi se për tremujorin e tretë dhe të katërt vetëm nga marrëveshja e drejtpërdrejtë gjithsej duhet të arrijnë 700 mijë vaksina “Fajzer”, që, sipas tij, është më se mjaftueshëm dhe në këtë moment ka mjaft vaksina.

“Në territorin tërë shtetit përfshirja me vaksinim të qytetarëve mbi 70 vjeç është 63 për qind, mbi 50 vjeç është 45 për qind. Më tutje, siç ulet grupi i moshës, ashtu bie edhe prëfshirja me vaksinim”, shtoi Filipçe.

Related posts

Opinion / Etiketat e turpit

R Zh

Rivaksinohen mbi 272 mijë njerëz, nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur

Z H

Mot me diell me vranësira të vogla lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com