Filipçe: Nuk pritet valë e re e fuqishme e Kovidit, vaksinimi ka efekt

Shkup, 13 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk pret në periudhën e ardhshme të ketë valë të fuqishme të Kovid-19, por se gjendja vazhdimisht po ndiqet dhe do të ndërmerren masa në pajtim me zhvillimin e saj. Ai thekson se tani për tani nuk është duke u menduar për vendosjen e vaksinimit të obligueshëm por se asgjë nuk përjashtohet dhe se gjithçka do të varet nëse përfshirja e deritanishme do të vazhdojë edhe më tej t’i zvogëlojë numrat.

 

“Nuk presim valë të fuqishme, gjegjësisht presion në spitale, por jemi të gatshëm të pranohen pacientë në cilindo qytet”, tha Filipçe në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve.

Është e vështirë, tha ai, të flitet për pritshmëri, por mund të shihet prej përvojave të deritanishme se kjo valë ishte e fuqishme dhe pati numër të madh të pacientëve të sapodiagnostikuar të cilët kishin nevojë për trajtim spitalor, vetëm në qytetet ku përfshirja me vaksinimin është e ulët, ndërsa në qytetet ku kjo përfshirje është më e lartë “nuk ka tollovi në spitale”.

“Tani në territorin e të gjithë shtetit është në rritje përfshirja me vaksinim. Vlerësoj se një valë të fuqishme nuk duhet të ketë por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet ta ndjekim gjendjen. Duket se vaksinimi po e bën të veten. Se ka efekt nga ky proces është dëshmuar dhe ishte dëshmuar në këto qytete në të cilat spitalet nuk u ngarkuan fare. Edhe nëse infektohen persona të vaksinuar do të jenë me formë më të lehtë të sëmundjes dhe kjo është diçka që po ndiqet edhe në vendet e tjera ku është mjaft e lartë përfshirja me vaksinim”, tha ministri i Shëndetësisë.

Ai thotë se fillimi i secilës fushatë dhe rekomandim i një mase të caktuar e rrit numrin e personave të cilët kanë aplikuar për vaksinim dhe se tani interesimi për marrjen e dozës së parë është më i vogël.

“Besoj se për qytetarët gjithnjë e më shumë është e qartë se cili është efekti i vaksinimit, ndërsa ajo është se atje dhe ku ka të sëmurë, spitalet nuk stërngarkohen. Me vaksinimin arrihen dy gjëra – fillimisht mbrohet shëndeti persona ndërsa më pas edhe sistemi shëndetësor i cili nuk do të stërngarkohet dhe do të mund të punojnë normal edhe specializime të tjera dhe të mos bëhen lista të pritjes”, tha Filipçe duke potencuar se edhe më tej do të punohet në potencimin e rëndësisë së vaksinimit.

Ai shtoi se së shpejti do të fillojë të aplikohet masë e re restriktive për hyrje në disa objekte të caktuara dhe ngjarje, me ç’rast do të mund të hyjnë vetëm të vaksinuarit me dy doza në vend se si deri më tani vetëm me një. Përveç kësaj, tani për tani nuk po mendohet për masa të tjera, theksoi Filipçe, edhe pse kjo nuk përjashtohet.

“Është e vështirë të parashihet se si do të lëvizë gjendja me virusin. Ka studime dhe parashikime të ndryshme. Në këtë moment përveç fushatave dhe masave restriktive, disa vende kanë edhe rekomandime në disa sektorë vaksinimi të jetë i obligueshëm. Ne tani për tani nuk jemi duke menduar për këtë, por asgjë nuk përjashtohet. Do të shohim si do të jetë gjatë kësaj periudhe të ardhshme, si do të jetë gjendja epidemiologjike, do të shohim nëse kjo përfshirje me vaksinimin edhe më tej do t’i zvogëlojë numrat dhe në bazë të kësaj do të sillnim vendime të reja”, tha Filipçe.

Related posts

Ganiu bashkë me nxënësit e shkollës fillore “Tefejuz” pritën zilen e parë për vitin e ri shkollor

Z H

Pas ngjarjeve në spitalin e Tetovës pritet të jap dorëheqje edhe Artan Grubi ?

Redaksia

Dita e pavarësisë, 8 shtatori, ditë jo pune për të gjithë qytetarët

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More