Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Nxënësit e drejtimit të infermierisë nuk do të angazhohen në repartet me Covid-19

Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Pas reagimeve të djeshme në publik lidhur me planin e autoriteteve shëndetësore që nxënësit nga drejtimi i infermierisë nga viti i katërt në shkollën e mesme të mjekësisë të angazhohen për trajtim të pacientëve me Covid-19, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot reteron.

Ai në konferencën e sotme për shtyp tha se nxënësit do të angazhohen në repartet ku nuk ka pacient me Covid-19, me qëllim që infermieret me më shumë eksperiencë të angazhohen në repartet më të rrezikshme.

“Gjatë ditës së djeshme kishte reagime, ne biseduam edhe disa herë edhe me një pjesë të prindërve të nxënësve por edhe me drejtoreshën e shkollës së mesme të mjekësisë, një prej opsioneve është që ata të kyçen në repartet ku nuk ka pacient me Covid-19, në mënyrë që ata, infermieret me më shumë eksperiencë të punojnë me pacientë me Kovid. Gjithsesi, ditëve në vijim do të merret vendimi përfundimtar, që nuk do të jetë i obligueshëm, sigurisht do të arrihet përmes marrëveshjes nga të gjitha palët”, deklaroi ministri Filipçe.

Postime të ngjashme

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

B L

Rasti “Thesari”: 8 vite burg për Sasho Mijallkov

Z H

Sindikalistët thërrasin në protestë, të drejtat shkelen edhe në kohë pandemie

B L

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...