Agjencia Zhurnal.mk

Filipçe: Pa grupime për Pashkë, po hyjmë në fazën më kritike të epidemisë

Shkup, 16 prill – Kategorikisht mbetem në qëndrimin se nuk duhet lejuar kurrfarë grupimesh të qytetarëve gjatë festave të Pashkëve dhe se ata duhet t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Po hyjmë në fazën më kritike të epidemisë ku numri i të sapodiagnostifikuafrve po rritet sipas pritshmërive, por nuk guxojmë të lejojmë këtë numër ta stërngarkojmë shtesë dhe t’i japim mundësi edhe më tej, për dy javë që tani, për shkak të grupimeve të paraqiten pacientë të rinj, tha sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai, nga konferenca e tij e parë onlajn të mbajtur në kanalin e jutjub, porositi se të gjithë kemi përgjegjësi dhe se tubimet e çfarëdo lloji janë rrezik i madh.

“Këtë formë të grupimit nuk e miratoj aspak. Apeloj që qytetarët këtë ta kuptojnë me seriozitetin më të madh, ta festojnë festën duke iu përshtatur gjendjes dhe t’i respektojnë rekomandimet”, nënvizoi Filipçe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...