Maqedoni TOP LAJM

Filipçe “pajtohet” me motrat medicinale nga Klinika Infektive, i fton në bisedë të përbashkët

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator – Zhurnal.mk – Ndonëse dje u njoftua se kanë kërkuar t’u pranohet dorëheqja nga vendi i punës në Klinikën Infektive, kryeinfemierja Zorica Ljubiçiq Mitiq dhe dy motrat Silvana dhe Divna sot u takuan direkisht me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, informon Zhurnal.

Ishte vet ministri Filipçe ai që i ftoi në takim koleget e tij për të biseduar për shqetësimet e tyre dhe për mundësinë për të vazhduar edhe më tej së bashku.

Ministri Filipçe dhe motrat medicinale u pajtuan që së pari të shfrytëzojnë të drejtën për pushim vjetor, e më pas të ulen të bisedojnë për një zgjidhje të mundshme të përbashkët për të vvazhduar me punë.

Filipçe shprehet se përkushtimi i tyre gjatë shtatë muajve të fundit në luftën me pandeminë është për t’u përshëndetur dhe i faleminderoi për të njejtën, informon Zhurnal.

“Mëngjesin e sotëm u takova me koleget Zorica, Silvana dhe Divna, motra medicinale nga Klinika Infektive. Ato shtatë muajt e fundit janë në vijën e parë të luftës me pandeminë. Për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme u shpreha faleminderim. Kur punohet në kushte të tilla të vështira me shumë stres dhe lodhje, është e kuptueshme të vijë deri te nevoja për ndryshim për çka tërësisht i kuptoj. Gjithsesi, sot i ftova në bisedë dhe biseduam që të qëndrojnë në Klinikë ku puna e tyre vlerësohet. U pajtuam pas pushimit të merituar që e morën, përsëri të ulemi e të bisedojmë, dhe të gjejmë mënyrë si të vazhdojmë më tutje në luftën me Covid në Klinikën Infektive. Çdo person në shëndetësi është i rëndësishëm dhe do të bëj gjithçka që të motivoj punonjësit shëndetësor”, ka shkruar Filipçe në profilin e tij në FB.

Ndryshe në Klinikën Infektive ka edhe motër medicinale e cila punon që 10 muaj dhe e njejta nuk mer asnjë denarë pagë mujore. Bëhet fjalë për një shqiptare nga Haraçina e Shkupit. Asaj i është premtuar vendim në Klinikën Infektive por e njejta është gënjyer për dhjetë muaj me radhë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Më shumë se 90% e nxënësve e ndjekin mësimin online

XH,I

Ekspertët: Raporti për RMV do të jetë pozitiv me rekomandim të qartë për fillimin e negociatave

XH,I

Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...