Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe paralajmëron masa të reja restriktive për mbrojtje nga korona virusi

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Gjendja me koronavirusin te ne, por edhe gjithkund në Evropë dhe shumë vende të botës po përkeqësohet me përfundimin e verës. Britania e Madhe, Franca, Spanja, Çekia, Holanda janë mes vendeve të cilat përgatiten të implementojnë pako të re të masave restriktive në përpjekje të parandalohet përhapja e koronavirusit në këto vende.

Këtë sot në konferencën për shtyp e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se Qeveria britanike planifikon madje edhe vendosje të karantinës së re nacionale.

“Skocia dërgoi paralajmërim deri te qytetarët e saj për masa restriktive të rënda, por të domosdoshme. Në Izrael kjo tashmë është në fuqi, janë mbyllur shkollat, kopshtet dhe qendrat tregtare. Franca gjithashtu i ashpërson masat. Mes tjerash do të ndalohen shoqërimet dhe vizitat nëpër shtëpi. Kjo është diçka që e paralajmëruam disa herë dhe potencuam se muaji shtator mund të jetë valë e re e vjeshtës”, shtoi Filipçe.

Filipçe paralajmëron shtërngimin e masave për mbrojtje nga korona virusi. Ai thotë se në ambiente të hapura do të përforcohen kontrollet nga policia për mbajtje të maskave nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu, siç thotë Filipçe, do të kufizohet numri i personave nëpër kafene si dhe në ambiente të hapura. Do të ketë gjithashtu kontrolle të rrepta dhe gjoba për ahengje familjare qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura.

Përpos këtyre masave, Filipçe paralajmëron dhe uljen e kapaciteteve për transport publik./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...