Maqedoni

Filipçe për kufijtë: Test të shpejtë 15-min, në vend të PCR-testit

Zhurnal Ads

Shkup, 30 shtator, zhurnal.mk – Testi PCR nga java e ardhshme pritet të hiqet si kusht për të kaluar kufijtë shtetëror të vendit. Ministri i Shëndetësisë tha për Alsat se në vend të tij është vendosur të bëhen testet e shpejta “ultra-test”, në pikat kufitare por edhe laboratorët e vendit me rezultate brenda 15 minutave.

Ai në konferencën me gazetarët sot konfirmoi se janë në pritje të vendimit të autoriteteve në Serbi në mënyrë që përnjëherë të lehtësohen barrierat preventive të vendosura shkaku i pandemisë CoVid-19. Ministrat dhe zv/ministrat shumë herë premtuan se kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë do të hapen pa asnjë kusht, por tani Ministri Filipçe flet për zëvendësimin e testit PCR me teste të shpejta.

“Gjatë ditës së djeshme Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhanë pëlqimin se mundet të hapen kufijtë në rajonin tonë. Jemi në pritje të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi dhe Bullgari, pas së cilës do të marrim vendim. Besoj në takimin e radhës të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të Shtabit. Takimi i radhës së Shtabit të Qeverisë është caktuar për të hënën”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Gostivar, kontrolle ndaj automjeteve që kryejnë transport publik

Z H

VMRO-DPMNE: Zaevit dhe Filipçes nuk u intereson shëndeti i qytetarëve, por zgjedhjet në Shtip

XH,I

Shqiptohen 283 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...