Filipçe: Për momentin 90 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar

Shkup, 26 gusht – E papërgjegjshme është ta testojmë imunitetin njerëzor  të sëmundjes së rrezikshme në kushte kur e kemi dëshmuar vaksinën efikase për të njëjtën. Nuk guxojmë të lejojmë të presim valë dhe lloje të reja, të pavaksinuar, porositi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

 

Ai në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se anulimi i vaksinimit kundër Kovid-19 është vetëm anulim i problemit.

“Vaksinat janë ato me të cilat  do ta mposhtim pandeminë,  duke mos  u infektuar. E papërgjegjshme është ta testojmë imunitetin njerëzor të sëmundjes së rrezikshme në kushte kur  tashmë kemi dëshmuar vaksinë efikase për të njëjtën. Nuk guxojmë të lejojmë  të presim valë dhe lloje të reja, të pavaksinuar. Kjo do të thotë  presion i ri mbi sistemin shëndetësor, sepse për momentin 90 për qind e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar”, qëndron në publikimin e tij.

Ministri njëherit sqaron se  vaksinimi një muaj pas kalimit të virusit është plotësisht i sigurtë për shëndetin e qytetarëve.

Bind se masat e propozuara  janë efikase në lidhje me të dy qëllimet, ndërsa ato janë vaksinimi i shpejtë dhe parandalimi i përhapjes së virusit.

“Kërkoj mbështetje të luftojmë së bashku për imunizim sa më të madh”, thotë ai. 

Related posts

Ngrihet prona e Rashkovskit dhe fëmijëve të tij të mitur

D V

Seancë e komisioneve për çështje evropiane, sistem politik dhe çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Z H

Ministri Hoxha: Paguhen subvencionet për qumështin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com