Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Për pacientët me HAE kemi siguruar tre terapi të ndryshme

Shkup, 17 maj – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, me rastin e shënimit të 16 majit si Ditën Ndërkombëtare të Angioedemës Trashëgimore (HAE), përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi se ka siguruar tre terapi të ndryshme për pacientët me diagnozë të tillë të cilat tashmë janë të disponueshme në vend përmes Programit të sëmundjeve të rralla.

“Për këta pacientë, kemi siguruar tre terapi të ndryshme, të cilat tashmë janë të disponueshme në vend përmes Programit të sëmundjeve të rralla, ndërsa përveç kësaj këtë vit për një fëmijë me një pamje serioze klinike, sigurohet terapi parandaluese nënlëkurore”, shkruajti Filipçe.

Ai tregon se angioedema e trashëgueshme (HAE) është një sëmundje e rrallë që e ka një popullatë e vogël e qytetarëve (1 në 10,000 – 50,000 njerëz), ndërsa ndodh për shkak të mungesës së frenuesit të proteinave C1 të gjakut dhe manifestohet me ënjtje të pjesëve të trupit.

“Kjo gjendje karakterizohet me një shkallë të lartë e vdekshmërisë deri në 30 për qind për pacientët me HAE nëse nuk ka qasje në diagnozë dhe terapi. Këtë vit ne shënojmë një jubile domethënës – 10 vjet nga iniciativa e organizatës ndërkombëtare HAE, 16 maj shënohet si Dita Ndërkombëtare e Angioedemës Trashëgimore (HAE). Përmes kësaj video në mënyrë krijuese dhe unike kapet rruga e jetës së pacientëve me angioedemë të trashëgueshme, të cilët dëshirojnë t’i dërgojnë publikut një mesazh përmes tekstit, muzikës dhe vallëzimit: “Fryhem ,por nuk tërhiqem. “Unë jam këtu dhe ekzistoj!”, ka shkruar Filipçe në Fejsbuk. 

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...