Filipçe për tragjedinë: Tani nuk është koha për ndarje, por për bashkim në dhimbje dhe në përpjekjet për të ndihmuar

nga Xh M

Shkup, 16 mars – Kreu i LSDM-se Venko Filipçe ka reaguar për ngjarjen tragjike. Në këtë moment trishtimi të thellë, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe t’u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Në këto momente, e vetmja gjë që ka rëndësi është solidariteti dhe mbështetja. Iu bëj thirrje të gjitha institucioneve, punonjësve shëndetësorë, por edhe gjithë shoqërisë që të bashkohemi në ndihmë për të prekurit dhe familjet e tyre. Si mjek, jam në dispozicion për çdo lloj ndihme që mund të ofroj në këtë situatë të vështirë. Tani nuk është koha për ndarje, por për bashkim në dhimbje dhe në përpjekjet për të ndihmuar, ka shkruar Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More