Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Presion ndaj sistemit shëndetësor është i madh

Shkup, 12 nëntor, zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë, sepse kjo sipas tij do të jep rezultatet e duhura.

“Situata është kritike, sistemi shëndetësor është nën presion të madh. Apeloj që të gjithë t’i respektojnë masat, besoj se nuk do të ketë nevojë për restrikcione të tjera. Sot është caktuar një mbledhje e Komisionit për në ora 14:00, ku do t’i diskutojmë masat”, u shpreh Filipçe.

Ndërkohë i pyetur se a mund të priten restrikcione të reja përfshi edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, sikurse në vendet e rajonit, Filipçe me përgjigje.

“Çdo vend vendos në bazë të gjendjes epidemiologjike. Mund të vendoset për kufizim të ndonjë operatori ekonomik, apo edhe kufizim të lëvizjes së qytetarëve. Por tani për tani vlerësojmë se masat që janë në fuqi, në rast se respektohen do të duhet të japin rezultat”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

R Zh

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore

T E

Heshtje në BDI për dorëheqjen e Mexhitit?

R Zh

Remzi Mehmedi: Tetë njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

T E

Ulet numri i kurorzimeve për shkak të pandemisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...