Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Procesi i imunizimit fillon të mërkurën, presim vaksinat nga më shumë vende

Shkup, 29 mars – Zhurnal – Në përfundim e sipër ëshë puna administrative në agjencinë e Barnave në lidhje me licencën për t’u vënë në punë vaksinat që arritën në shtetin tonë nga “AstraZeneka”, ndërsa sot dhe nesër ata do të shpërndahet në të gjitha qytetet e vendit pas çka të mërkurën do të fillojë procesi i imunizimit ashtu siç kemi paralajmëruar, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai tha se 20.000 qytetarë që janë regjistruar tashmë janë mbi moshën 75 vjeç, gjatë ditës së sotme dhe nesër përmes mjekëve amë do t’u përcaktohen termie sipas vendbanimit në të cilën pikë dhe në cilën kohë nga e mërkura e tutje për t’u vaksinuar.

Në fushën e imunizimit masiv, siç paralajmëroi ai, përgatitjet do të fillojnë nesër dhe gjatë javës tjetër pika e madhe e kontrollit do të përgatitet plotësisht në sallën sportive “Boris Trajkovski”. Sipas njoftimeve nga Ambasada kineze, shtoi ai, ata po punojnë intensivisht në sigurimin e datës së saktë të transportit. “Fajzer” e konfirmoi përgjigjen dhe konfirmoi të premten se marrëveshjet me shtetin anëtar të BE-së duhet të nënshkruhen këtë javë dhe se është përsëri me “Fajzer”.

“Prilli do të jetë muaji kur ne presim që vaksinat të vijnë nga më shumë vende dhe pas këtij grupi prioritar të qytetarëve mbi 75 vjet dhe qytetarëve të tjerë të thirren dhe vaksinohen”, tha Filipçe.

Në lidhje me spitalet javën e kaluar, veçanërisht këtë fundjavë, Filipçe tha se një numër i madh i pacientëve kërkuan kujdes spitalor. Ai theksoi se me të gjithë drejtorët e institucioneve shëndetësore publike ku trajtohen pacientët me Kovid-19, ata kanë bërë organizim të plotë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat sepse, siç tha ai, kjo është periudhë specifike.

“Ka mjaft vende spitalore, nuk ka nevojë për panik, por duke respektuar masat të gjithë ndihmojmë për të zvogëluar transmetimin e virusit”, shtoi Filiçe.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...