Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Punonjësit shëndetësorë janë të rraskapitur por nuk dorëzohen, t’i mbështesim

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje, pas mbledhjes së 10-të të Këshillit të Sigurisë theksoi se tani është periudha më e rëndë në përballjen me virusin korona, ndërsa punonjësit shëndetësorë janë në presion të madh, por nuk dorëzohen.

“Gjithkund janë zbatuar masat e njëjta. Më pak ose më shumë, ato janë modifikime të parimeve të njëjta të parandalimit të përhapjes së virusit. Punonjësit shëndetësorë, veçanërisht në këtë periudhë, janë nën presion të madh. Një pjesë e madhe e tyre janë të lodhur por nuk dorëzohen. Ata edhe më tutje punojnë me sakrifica dhe edhe me entuziazëm më të madh po përfshihen edhe në repartet e reja – pjesë të spitaleve të cilat tani i planifikojmë që në periudhën e ardhshme të bëhen qendra të kovidit”, potencoi Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta respektojnë punën e punonjësve shëndetësorë dhe të respektojnë masat për mbrojtje.

Postime të ngjashme

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

Spasovski: Ballkani në BE më lehtë do ta mbrojë Evropën nga krimi

R Zh

Kryeministri Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

R Zh

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...