Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Shkollat në Shkup nuk do të marrin leje për mësim me prani fizike për klasat më të larta

Zhurnal Ads

Shkup, 6 shtator – Shkollat me numër të vogël të klasave dhe nxënësve mund të kërkojnë leje që të realizojnë mësim onllajn edhe mbi klasën e tretë, por, nëse, për shembull shkolla është në Shkup dhe dëshiron të bëjë përjashtim dhe kërkon leje që të jenë fizikisht të pranishëm edhe nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë nga fillimi i tetorit, ne nuk do ta lejojmë këtë, thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në intervistën e së dielës në Radio Evropa e Lirë.

Ministri, në intervistë thotë se rekomandimi që shkollat të fillojnë me punë nga 1 tetori është për shkak se në shtator ka mjaftë ngjarje, që mund ta përkeqësojnë fotografinë epidemiologjike dhe fëmijët në shkolla të bëhen edhe një faktor shtesë, të cilin dëshirojmë ta anulojmë. Njerëzit fillojnë me punë pas kthimit prej pushimeve, nga udhëtimet, dhe kopshtet për fëmijë të cilat fillojnë me punë javën e ardhshme.

“Përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike dhe pasojat për sistemin në spitale vijnë pas dy deri tre, ndoshta edhe katër javëve nga ndonjë ngjarje, atëherë i shohim pacientët, të cilët potencialisht do të duhej të shërohen në spitale. Por nëse atëherë paraqitet numër i madh, atëherë është vonë të reagohet, dhe në këtë kuptim rekomandimi për shkollat ishte që të fillojnë me onllajn mësim, me disa përjashtime – fëmijët nga klasa e parë deri të tretën të jenë fizikisht të pranishëm në shkolla, për shkak se në shkolla të zbrazëta ka më shumë hapësirë që ata të shpërndahen, të zvogëlohen kontaktet mes tyre, të fillojnë me orë në kohë të ndryshme”, thotë Filipçe në intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Përjashtimi i dytë janë shkolla në shtet, ku ka numër të vogël të nxënësve në klasa, numër të vogël të klasave në shkolla. sipas vlerësimit të Komisionit, i cili është formuar nga anëtarë të MASH-it, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyres së presidentit të shtetit.

Postime të ngjashme

Geer: Qeveria e Maqedonisë së Veriut mund të pres mbështetje nga BE

admin

Qeveria nuk diskuton sot për hapjen e kufijve pa PCR test

XH,I

1192 raste të reja me koronavirus dhe 22 të vdekur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...