Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Shumë pak pacient janë vendosur në respiratorë, rezultatet nga masat për 3-4 javë

Zhurnal Ads

Shkup, 30 tetor – Ka numër shumë të vogël të pacientëve, të cilët janë vendosur në aparat respirator në këtë moment në spitalin “8 Shtatori” dhe në Klinikën infektive, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me ministrat e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e pranuan sot në aeroportin ndërkombëtar Shkup donacionin prej 60 respiratorëve nga Fondi i mirëbesimit i NATO-s për përgjigje të pandemisë.

Ai theksoi se ka kuadro, që ka përvojë të madhe në punën me këto aparate, para së gjithash, anesteziologë, megjithatë edhe infektologë dhe një pjesë nga internistët, të cilët në spitalet e tyre kanë reparte për mjekim intensiv.

“Ekspertiza për çdo ditë ndahet, po këmbehen përvoja, po diskutohen në mbledhjet e mëngjesit gjendjet klinike të pacientëve, në kuptim të indikacionit për vendosjen ose jo në aparat për respiratorë, si dhe aplikacion adekuat të terapisë. Ashtu që kjo nuk është diçka e panjohur për kolegët tanë, kemi përvojë të madhe në punën me këto aparate”, deklaroi Filipçe, në pyetje të gazetarëve.

Lidhur me mjekimin, ai potencoi se nevojitet të ketë indikacion të saktë dhe cilat parametra ndiqen dhe analizohen te çdo pacient gjatë 24 orëve dhe cilat janë indikacionet nga të gjitha ato parametra për vendosjen e pacientëve në aparate për respiratorë.

Lidhur me donacionin prej 60 aparateve për respiratorë, ministri tha se bëhet fjalë për aparate, të cilat përdoren për transpoort të pacientëve në automjete ambulance nga një institucion spitalor në një tjetër, dhe tanimë është bërë plan adekuat për sistemimin e tyre në disa klinika në Shkup, në pajtim me nevojat.

Në pyetje të gazetarëve për masat e miratuara për ballafaqim me krizën me Kovid-19, Filipçe tha se nëse ato respektohen në mënyrë konsekuente, duhet të japin rezultate për një muaj.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hiqet lënda e historisë në arsimin fillor, përgjigjet ministrja Carovska

E.E.

Editorial: Bullgaria po hedh gjemba në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, por nuk ka forcën e Greqisë!

Z H

A priviligjohen zyrtarët gjatë testimit për Covid 19? Sa presin qytetarët…

T E

TVSH-ja ime, shpërblimi im, kontrolloni nëse jeni një nga fituesit e 20,000 denarëve

E.E.

Universiteti i Tetovës mori pjesë në debatin publik mbi Propozim-ligjin për shpalljen park kombëtar të një pjese të Malit Sharr

T E

Filipçe: Respektoni masat, spitalet dhe personeli mjekësor janë nën presion

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...