Agjencia Zhurnal.mk

Filipçe siguron se do të gjendet zgjidhje për gjinekolog amë në Shuto Orizarë

Shkup, 28 janar – Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se do të zgjidhet problemi dhe se së shpejti gratë në Komunën e Shuto Orizarës do të kenë gjinekolog amë.

Në pyetjen e gazetarëve për largimin e gjinekologut nga Komuna e Shuto Orizares, Filipçe deklaroi se supozon se ai është vendim i gjinekologut.

“Supozoj se ky është vendim i gjinekologut. Paralajmëroi para një jave se dëshiron të hapë ordinancë në një vend tjetër. Bisedojmë intensivisht me disa institucione se a mund të sigurojmë gjinekolog sipas sistemit të rrotacionit. Nëse nuk mundet do të sigurojmë mjete për stimulim plotësues përmes programit në Ministrinë e Shëndetësisë që atje të ketë një gjinekolog”, deklaroi Filipçe para fillimit të tribunës së 11-të për kancerin në qafën e mitrës.

Sqaroi se ka një numër të madh të specializantëve të cilët janë kah fundi i specializimit dhe paralajmëroi se do të bisedojnë edhe me ata në ditët e ardhshme.

“Besoj se do të gjejmë zgjidhje. Ky sistem i rotacionit të cilin e lejuam me ndryshimin e ligjit është diçka që lehtëson shumë për mjekët që të mund të shkojnë në vende ku mungojnë mjekë nga specialitete të tilla. Kjo tashmë filloi që të zbatohet në disa qytete në Maqedoninë Lindore ndërmjet shtëpive të shëndetit dhe spitaleve. Për shembull në Radovish, Vallandovë, spitalin e Strumicës, neurologë dhe internistë të tjerë, specialistë. Besoj se do të gjendet zgjidhje. Mendoj se kjo nuk do të jetë çështje e cila nuk do të mund të menaxhohet dhe gratë atje do të kenë gjinekolog amë”, potencoi Filipçe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...