Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Situata po përmirësohet, por nuk ka lehtësim të masave

Shkup, 4 janar – 5850 dozat e para të vaksinës nga “Fajzer” do t’i marrim në shkurt, në mars duhet të arrijnë edhe 17.550 dhe të paktën po aq në prill. Pritet datë kur do të arrijnë edhe 833 mijë dozat përmes mekanizmit Kovaks, ndërsa krahas Bullgarisë, Polonisë dhe Greqisë, edhe Austria është e gatshme të ndajë për vendin tonë nga vaksinat e siguruara për qytetarët e saj, përmes mekanizmit të tretë – solidar të vendeve të BE-së të cilat sigurojnë vaksina për vendet të cilat janë jashtë Unionit.

Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se ka bisedime me ministrin austriak të Shëndetësisë për atë se kur dhe sa vaksina do të mund të na siguronte Austria.

Në Ditarin në TV Kanal 5 ku ishte mysafir, Filipçe tha se të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, grupet më të moshuara të qytetarëve dhe të sëmurët kronikë, ndërsa pastaj të gjithë qytetarët dhe se vaksina për të gjithë do të jetë falas.

Që të tejkalohen dyshimet për vaksinat, tha, planifikohet fushatë serioze përmes mediave kombëtare dhe me ndihmën e tyre beson se do të ngritet vetëdija publike, ndërsa edhe OBSH mendon për ndonjë lloj certifikatë për zbatim të vaksinës.

Në lidhje me “ivermektin”, të cilin disa qytetarë e blejnë nga Greqia, tha se nuk është ilaç magjik, te ne do të përdoret kur të përfundojnë procedurat administrative në Agjencinë për Ilaçe dhe bëri thirrje që askush të mos e blejë, e as që ta marrë kokë më vete, por vetëm me indikacion të mjekëve  sepse sëmundja KOVID-19 është e paparashikueshme dhe ka forma të ndryshme.

Situata me infeksionin në vend po përmirësohet, por ende është herët, tha ministri, se ajo definitivisht po qetësohet. Trendi i më pak të infektuarve ka të bëjë me respektimin e masave për çka kanë kontribuuar vetë qytetarët – objektet e mbyllura hotelierike, mbajtja e maskave mbrojtëse dhe shmangia e tubimeve të mëdha.

“Por ende është herët të themi se definitivisht epidemia po qetësohet dhe se duhet t’i lehtësojmë masat. Jemi larg kësaj. Ende është në fuqi thirrja që të respektohen masat, sepse nëse e lëshojmë rojën mund të kemi pik të ri”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Për planet në vitin 2021, Filipçe tha se ka sistem të investimeve për rinovim të institucioneve shëndetësore dhe pret se këtë vit, pas shumë viteve paralajmërime, do të ketë fillim zyrtar të ndërtimit të Qendrës Klinike.

Me kredi nga Banka Botërore, do të rinovohen dhe pajisen spitale, në mesin e të cilave në Strumicë, Qendra Urgjente në Tetovë dhe “Shën Erazmo” në Ohër. ndërsa theksoi edhe se në funksion të shëndetësisë publike në të ardhmen do të jenë spitalet modulare të hapura për Kovid-19.

Postime të ngjashme

Seancë e re për rastin “Drumarina”

Z H

Todorov: Ranë në ujë pretendimet e Mickoskit për shumicë të re parlamentare

Z H

Moti sot me diell dhe relativisht i ngrohtë

R Zh

Faza e parë e regjistrimit tani për tani pa problem, secili mundet lirisht të deklarohet për përkatësinë etnike

Z H

Shkupi drejtuar Sofjes – t’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet

Z H

Debat “Regjistrimi është statistikë, jo politikë”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...