Filipçe takon udhëheqësit e spitalit “8 Shtatori”, gjendet zgjidhje për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjike

Shkup, 24 shtator – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pasditën e sotme ka realizuar takim me përfaqësues të kolektivit kirurgjikal të Spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe drejtorin e spitalit dr. Hristian Kostov.

 

Në takim, siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë (MSH), janë shqyrtuar më shumë aspekte të situatës ose në SPQ “8 Shtatori” për momentin mjekohen 100 pacientë me Kovid-19 dhe prej këtu reduktimi i numrit të sektorëve kirurgjik, por me kujdes të rasteve urgjente si malinje dhe fraktura.

“Ato intervenime zhvillohen rrjedhshëm. Gjatë takimit është gjetur zgjidhje e përkohshme e programit operativ për javën e ardhshme, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme ministri me mjekët do të diskutojnë edhe për zgjidhje afatgjate për sfidën. Ministria e Shëndetësisë apelon deri te qytetarët të vaksinohen. Numri më i madh i pacientëve janë të pavaksinuar dhe kjo seriozisht e ngarkon sistemin shëndetësor”, qëndron në kumtesë.

Related posts

Vaksina ka mjaftueshëm, imunizimi funksionon shkëlqyeshëm

Z H

“Më e mira për Tetovën”: Të pezullohet plani urbanistik për Tetovën, është i dëmshëm për qytetin

D V

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More