Filipçe: Tani nuk mund të supozohet nëse vaksina do të jetë sezonale, më shumë njohuri në shtator dhe tetor

Shkup, 30 korrik – Për momentin bëhen analiza në pjesën e imunizimit dhe të rekomandimeve për dozë të tretë eventuale të vaksinës. Tani nuk mund të supozohet nëse  kjo vaksinë do të bëhet sezonale, por besoj se deri në fund të vitit do të kuptohet, sepse bazuar në atë do t’i dimensionojmë sasitë për gjithë vitin e ardhshëm, tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në përgjigje të pyetjes së deputetëve në Kuvend.

 

Ai sqaroi se për momentin bëhet studime kyçe në botë, dhe atë te fëmijët prej 6 muajsh deri në 2 vjet, prej 2 deri në 5 vjet dhe prej 5 deri në 12 vjet.

Ato rezultate, tha, së pari duhet të arrijnë. Sipas ministrit, askush tani në këtë moment muk mund të supozojë nëse kjo do të jetë vaksinë sezonale ose vaksinë në të cilën do të jepet edhe doza e tretë, por besoj se deri në fund të vitit do të kuptohet,  sepse bazuar në atë do t’i dimensionojmë sasitë për gjithë vitin e ardhshëm.

Siç informon ai, theksi tani është vendosur në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit. Në shëndetësi, afër 80 për qind e punonjësve shëndetësor tashmë janë vaksinuar. Filipçe sqaroi se bëhet fjalë për ata të cilët direkt punojnë me kovid qendrat dhe ata të cilët rregullisht e punojnë punën e tyre.

Në pjesën e sektorit të arsimit, ai tha se rreth 58 për qind e të gjithë të punësuarve janë vaksinuar, me qëllim që shkollat të fillojnë me rrjedhë normale nga muaji shtator, edhe në pjesën e kopshteve, rreth 60 për qind e të punësuarve janë vaksinuar.

Filipçe edhe njëherë përkujtoi se situata në spitale është e qetë, ka numër shumë të vogël të pacientëve të cilët janë hospitalizuar. Sot,  numri është më i madh, ka rreth 70-të pacientë te të cilët është diagnostifikuar virusi, por më së voni nesër do të përfundojnë anketat epidemiologjike, që të shikohet nëse ka ndonjë lidhshmëri me udhëtimin në vendet e huaja.

Related posts

Fillon konferenca dyditore ndërkombëtare “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas Kovid-19”

Redaksia

Shilegov, atë që kam bërë unë për këto katër vite, nuk e kanë bërë as katër mandatar

Redaksia

Ivanovska: Korrupsioni vazhdon të jetë problem serioz në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com