Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filipçe: Vaksinat kineze janë të sigurta dhe efikase

Shkup, 8 shkurt – Efikasiteti konkret i vaksinave kineze në publikime të ndryshme shkon prej 60-të deri afër 90 për qind. Megjithatë, mendoj se tërësisht e mjaftueshme është të arrihet efekti i dëshiruar, ndërsa kjo është të ketë shkallë të caktuar të imunitetit kolektiv, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sipas tij, ajo që është shumë e rëndësishme është sasia me të cilën tërësisht mbulohen dy kategori shumë të rëndësishme, së pari  punonjësit shëndetësor të gjithë  dhe jo vetëm  punonjësit shëndetësor, si dhe  gjithë të tjerët të cilët punojnë  në sistemin shëndetësor dhe kategorinë më të rrezikuar të qytetarëve të moshuar  me sëmundje kronike.

Ai tha se vaksinat e “Fajzer”, dhe “Moderna”, së bashku me ato kineze kanë absolutisht  shkallë të njëjtë të sigurisë.

“Janë zhvilluar platformat e sigurisë nuk ka hapësirë për dyshim në sigurinë  e asnjërës nga këto vaksina.  Bisedojmë me “Fajzer”, “Moderna” që në fillim na thane se  sasia më e vogël për të cilën  bisedoni  është diçka  me të vërtetë shumë  për tregun tone duke e marrë parasysh atë që tashmë  kemi hyrë  edhe në sistemin KOVAKS  dhe në negociatat me “Fajzer”. Do të thotë  ofruan së paku  dy milion doza, megjithatë jemi të hapur absolutisht për të gjitha opsionet. Unë besoj se pas muajit mars  shumë më të arritshme do të jenë  të gjitha vaksinat,  shumë më lehtë do të shkojnë gjithë ato biseda dhe do të rritet arritshmëria gjithkund në Evropë”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas pranim-dorëzimit  të katër aparateve respiratorë nga NATO-ja. Fondi i besueshëm  për përgjigje të pandemisë si donacion nga Sllovak eid.

Në lidhje me dinamikën  e vaksinimit, potencon, se fillohet me diçka që seriozisht  do ta ngrit procesin e tërësishëm të vaksinimit.

“Dhe  vetëm sipas dinamikës të arritjes  së vaksinave tjera nga sistemet tjera sipas përgjigjes nga “Fajzer” që e presim tashmë  me të vërtetë një kohë të gjatë, do të planifikojmë  edhe të tjera përderisa  duhen  furnizime të llojeve adekuate të vaksinës.  Çka duam me siguri të  sigurojmë, gjegjësisht nga çka të mbrohemi, të mos ketë ndërprerje në procesin e imunizimit, njëherë kur të fillojë ajo  të jetë  në vazhdimësi sipas prioritetit të të gjitha grupeve kritike”, potencoi Filipçe.

Vaksina e “Astra Zeneka”, theksoi ministri, është vaksinë që në pjesën e studimeve klinike në një kategori të rritur ka pasur më pak të anketuar, megjithatë edhe vetë prodhuesi tani  gjithë atë e menaxhon. Shtoi se  ende është herët të tregohet  nëse me të vërtetë ka efikasitet më të vogël drejt disa  llojeve të mutacionit të virusit, por  ekipi i tyre profesional  me kujdes i ndjek të gjitha publikimet. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...