Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Vaksinat tona janë rezervuar, arrijnë në muajin shkurt

Zhurnal Ads

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – E pyetur se pse ende në Maqedoninë e Veriut nuk ka arritur vaksina kundër virusit korona, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Xhihan Tavilla, tha se vaksina është duke ardhur dhe se duhet të bëhen shumë përgatitje.

“Vaksina është duke ardhur. Ka shumë përgatitje që duhen bërë. Kemi të bëjmë me metodologji të njohur shkencore, të sigurtë dhe efektive, dhe vaksina do të jepet me prioritet siç është bërë në të gjitha shtetet në botë”, tha Tavilla, raporton TV21.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe pohon se ka komunikim intesiv me kompaninë “Fajzer”, si e vetmja që i ka dozat e nevojshme për përdorim urgjent nga dy trupat më të njohur rregullator, Agjencinë Amerikane dhe atë Evropiane.

“Tashmë dozat për vendin tonë janë rezervuar dhe siç kemi paralajmëruar, siç ata më kanë thënë, me atë dinamikë presim që dozat e para të arrijnë në muajin shkurt. Njëkohësisht ditëve të fundit kemi informacione edhe nga sistemi “Kovaks” se edhe ato vaksina do të arrijnë në muajin shkurt”, u shpreh Filipçe.

Përparësi për t’u vaksinuar do të kenë punonjësit shëndetësor që janë në frontin e parë të luftës ndaj virusit korona.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ndërkaq tha se po punojnë nga afër me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar përgjigje sa më të mirë ndaj sfidës “COVID-19”, ndërsa shtoi se janë shumë krenarë që OBSH nuk po ndihmon vetëm për gjendjen momentale, por edhe për kohë më afatgjate.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE: Maqedonia numëron 700 të vdekur nga coronavirusi, Filipçe s’ka as plan e as strategji

E.E.

Një pjesë e Butelit do të ketë ndërprerje të ujit

T E

Arrihet marrëveshja për dhënien e lejes ndërtimore nga Komuna e Gostivarit për rehabilitimin e Rusinos

Z H

Konevski, Bozhinovski dhe peshkopi Agatangel nuk do të dëshmojnë për dhunën në Qendër

Z H

Përgatitet ligji, e diela të jetë ditë jopune

E.E.

Edhe kancelarja Merkel deklarohet mbi mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...