Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Filipine: Mijëra njerëz braktisin shtëpitë për shkak të tajfunit Molave

Zhurnal Ads

Rreth 25 mijë njerëz në Filipine janë zhvendosur për shkak të tajfunit Molave, i cili ka prekur rajonet në jug të kryeqytetit Manila.

Autoritetet deklaruan se nuk janë raportuar viktima nga tajfuni, shpejtësia e erës së të cilit ka shkuar në mbi 125 kilometra në orë, por të paktën një person në Batangas mbetet i zhdukur dhe shtatë janë shpëtuar pas fundosjes së disa jahteve.

Në një deklaratë nga Zyra e Mbrojtjes Civile, thuhet se rreth 20 mijë nga të paktën 25 mijë njerëz të cilët janë zhvendosur për shkak të tajfunit që shkaktoi përmbytje dhe rënien e çative në fshatra janë strehuar në shkolla dhe ndërtesa qeveritare që janë kthyer në qendra evakuimi.

“Fshatarët po presin të shpëtohen nga era e papritur që çon çatitë”, i tha radios DZMM guvernatori i rajonit Oriental Mindoro, Humerlito Dolor.

Dolor tha se reshjet e mëdha të shiut që shpërthyen brenda natës përmbytën fshatrat që merren me bujqësi në rajon, duke shtuar se erërat e forta rrëzuan pemët dhe shtyllat e energjisë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë.

Ai tha se pas tajfunit, autoritetet në disa qytete filluan të heqin rrënojat për të pastruar rrugët.

Nga ana tjetër, më shumë se 1.800 shoferë kamionësh, punëtorë dhe pasagjerë janë bllokuar në porte pasi ekipet e rojes bregdetare mbyllën trafikun detar për shkak të motit./AA/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kuvendi i Britanisë miraton me shumicë bindëse marrëveshjen për Brexit-in

S.B.

Afrikë, shkon në mbi 40 mijë numri i viktimave nga COVID-19

admin

Një shtetas azer humb jetën nga shpërthimi i minës armene

T E

“Italia do të jetë ndër të parët që do të ketë vaksinën kundër COVID-19”

S.B.

‘Koronavirusi po vret një amerikan në çdo minutë, 1700 viktima në një ditë

S.B.

Nga armët bërthamore te çështjet e klimës: Sfidat më të mëdha të Presidentit të ri të SHBA-ve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...