Agjencia Zhurnal.mk

Filipovska: Rrezatimet e rrjetit 5G nuk janë të rrezikshme, nevojitet rrjet më efikas

Shkup, 9 korrik – Zhurnal.mk – Komentet negative për rrjetin 5G bazohen në injorancën dhe frikën nga e panjohura në 90 për qind, ndërsa përgjigja më e mirë për këtë është lufta kundër lajmeve të rreme, vlerësuan pjesëmarrësit në debatin “Sfidat digjitale për transformimin social”, që u mbajt sot në Shkup.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski kumtoi se Agjencia për komunikime elektronike planifikon në vjeshtë të shpallë thirrjen e parë për shprehje interesi për përdorimin e frekuencave të 5G-së, sipas Planit kombëtar operativ të broadband (PKOB).

Sipas Mançevskit, lufta kundër lajmeve të rreme është gjithmonë mekanizmi më efektiv për të krijuar pasqyrë të vërtetë të teknologjive të reja.

Sonja Filipovska, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIK) në Shkup, theksoi se teknologjitë e reja bëjnë përdorimin më efikas të rrjetit, në fakt, siç tha ajo, 5G përdor frekuenca jo-jonizuese që nuk kanë lidhje me frekuencat që shkaktojnë kancer.

Problemi më i madh tek ato teori konspirative, shtoi ajo, është përdorimi i fjalës rrezatim.

“Kur përmendet rrezatimi, dikush e shoqëron atë me kancer, që është shumë larg nga e vërteta, sepse 5G, përdor frekuenca që janë jo-jonizuese dhe që nuk janë të lidhura fare me frekuencat që shkaktojnë kancer. Të gjitha problemet rreth shëndetit, 5G dhe përvoja e keqe në mbi 90 për qind bazohen në injorancë dhe frikë nga e panjohura dhe e reja”, vlerësoi Filipovska.

Në fund të prillit të këtij viti, operatorët vendas, ndërmarrjet e huaja të interesuara dhe qytetarët paraqitën opinione dhe vërejtje pranë AKE-së në lidhje me lëshimin e planifikuar të miratimeve për përdorimin e radio frekuencave për teknologjinë 5G. Këto mendime duhet të zbatohen siç duhet në procedurën ligjore, të parashikuar në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike (LKE) për dhënien e këtyre radio frekuencave.

Në debatin e sotëm u prezantuan aktivitetet e mëparshme për digjitalizim në sektorin publik dhe u theksua nevoja për njohuri digjitale dhe ndryshime në programet arsimore në shkolla.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!