Filkov-Pandov: Reforma të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në burgje

nga D V

Shkup, 15 korrik – Gjendjet dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, si dhe ndërmarrja e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjeve, parandalimi i korrupsionit, dhuna dhe trajtimi adekuat i personave të dënuar, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të drejtësisë Igor Filkov me u.d. drejtorin e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve (DES), Aleksandar Pandov.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, në takim është dakorduar që në periudhën e ardhshme të intensifikohet realizimi i Projektit për “Rikonstruimin e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese” i cili zbatohet me kredi nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

“Realizimi i suksesshëm i Projektit paraqet vetëm një nga bazat për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme me kushtet në burgje, trajtimin me personat e dënuar dhe të paraburgosur si dhe arritje të risocializimit të personave të cilët e kanë vuajtur dënimin me burg”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More