Maqedoni

Fillimi i bisedimeve, Arsovski: Duhet gjetur zgjidhje me Bullgarinë

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Përcaktimi strategjik i Gjermanisë për ta përshpejtuar procesin integrues të RMV-së, do të ketë rëndësi të madhe në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, thotë analisti politik, Petar Arsovski.

Ai  potencon  se Berlini do t’i bëjë presion të madh Bullgarisë që të gjejë zgjidhje me RMV-në për problemet  dypalëshe. Ndërkohë sipas tij, Sofja do të duhet të përcaktohet për një alternativë e cila nuk do të pengonte fillimin e negociatave me BE-në.

“Shihet qartë se prioritet i presidencës gjermane është  fillimi i bisedimeve me RMV -në. Për Bullgarinë kjo do të thotë të vendos për njërën nga tri varianet të cilat janë: të lëshojë pe dhe të fillojnë bisedimet aderuese pa asnjë problem, e dyta, të mundohet ta prolongojë problemin me ndonjë marrëveshje me RMV-në, konkretisht të fillojnë bisedimet ndërsa problemi dypalësh të zgjidhet më vonë dhe e treta të insitojë në zgjidhje para se të fillojnë bisedimet” – u shpreh analisti politik, Petar Arsovski.

Diplomatët gjermanë vazhdimisht potencojnë përkrahjen e fuqishme të tyre që konferenca e parë ndërqeveritare mes BE – së dhe RMV –së  të organizohet në nëntor dhe negociatat të nisin  kah fund i vitit.

Kjo potezë gjithsesi varet nga vullneti politik i Bullgarisë  në raport me vendin tonë.

Zv.kryeministri bullgar Karakaçanov ditë më parë ka deklaruar se RMV ka qenë e paralajmëruar qysh para një viti se poqese nuk e respekton Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë,  Bullgaria nuk do të lejojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Postime të ngjashme

513 shoferë të gjobitur për 24 orë, policia intensifikon kontrollet

Z H

Derisa ekzistojnë maqedonas, do të ketë edhe gjuhë maqedonase, thotë Kryeministri

admin

Editorial: Bullgaria po hedh gjemba në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, por nuk ka forcën e Greqisë!

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...