Agjencia Zhurnal.mk

Fillimi i negociatave, Analistët: Maqedonia e Veriut ka ngecur në luftën kundër korupsionit

Shkup, 21 qershor, zhurnal.mk – Qershori nuk do të sjellë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Një vendim i pozitiv nuk do të merret as në korrik. Kjo u mësua nga biseda e kryeministrit Zoran Zaev pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel nga e cila ka marrë premtimin se Bundestagu do të vendosë pozitivisht për vendin në shtator. Por a është vërtetë e padrejtë Europa ndaj Maqednisë së Veriut, apo ndoshta ende vendi jonë nuk është e pjekur dhe nuk ka përmbushur gjitha kushtet që të fiton datë për fillimin e negociatave me BE-në?

Para disa ditëve Freek Janmmat, përfaqësues i BE-së, tha se Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha në vend, por edhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai porositi autoritetet se patjetër duhet të vazhdojë me reformat në luftën kundër korrupsionit.

“Unë mendoj se korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha dhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Punët kanë filluar të bëhen më konkrete. Kur e mbyll një kapitull i sheh punët të cilat janë realizuar. Unë shpresoj se hapja e negociatave do të jetë stimulim për proceset reformuese”, tha Freek Janmaat, BE.

Edhe analistët vendorë theksojnë se Maqedonia e Veriut ka përmbushur disa detyra kryesore si zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, por fokus të veçant duhet të jepet edhe në luftën kundër korupsionit.

Politologu Ariton Rama thekson se vendi ka arritur të zgjidhë disa probleme kruciale, andaj pritet që në shtator të marrim lajme të mira rreth perspektivës europiane.

Ai shrpehet se pika jonë e dobët mbetet te mentaliteti i kthjellimit reformues, gjegjësisht luftës kundër korupsionit dhe reformat në gjyqësor.

“Duke u mbështet në raportin konkludues të komisionit europian konstatojmë që vendi jonë ka bë hapa gjigand në aspektin e zgjidhjes së problemve kruciale politike që tangonin vendin tonë. Siç është zgjidhja e kontestit të emrin si problem i jashtëm dhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe si problem i mbrendshëm , në 16 pikat konkludues bindshëm favorizojnë që në Shtator do marrim lajmet e mira të presektivës sonë europiane ,pika jonë e dobët mbetet prap mentaliteti i kthjellimit reformues me kompromis te unifikuar për përmisimin e kritereve teknike si ato të shtyllave të gjyqësisë ,luftës kundër korupsionit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve nga institucionet publike politike , dhe kuptohet të jemi konform dhe aktiv në sferat diplomatike që mos të na kap valat e agjendave të komisionit europan që mundemi të dalim në hapat dhe sferat dytësore”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu, Ariton Rama.

Nga ana tjetër analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal shprehet se arsyet për atë se pse nuk fituam datë për fillimin e negociatave janë çështje të brendshme të pastërta europiane.

“Pas deklaratave të diplomatëve është mëse e qartë se këtë vit do të ulemi të merremi vesh për kapitujt. Prolongimi është si shkak i vakumit në Institucionet e BE-së dhe lojërat e tyre politike. Është e mundur që deri sa të fitojmë datë, nga qeveria të jetë kërkuar që të shpejtojnë me reformat. Se çfarë është biseduar mes Zaev dhe Merkel do ta kemi të qartë brenda këtyre 3 muajve. Se diçka është biseduar, është mëse e sigurt”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...