Maqedoni TOP LAJM

Fillimi i negociatave me BE-në, Selmani: Në fokus, sundimi i ligjit

Zhurnal Ads

Shkup, 6 shtator – Qeveria e re, ka në favor të saj bagazhin nga mandati kaluar sa i përket hapjes së perspektivës evropiane dhe miratimin e një sërë ligjesh, konsideron profesori universitar Bashkim Selmani, megjithatë, sipas tij qeveria e re bart me vete edhe dështimet e mandatit të kaluar, në përpjekjet për të vënë në funksion sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor.

Selmani konsideron se kjo do të jetë sfida kryesore e Qeverisë gjatë procesit të negociatave, që pritet të fillojë në vjeshtë.

“Ne nuk i besojmë kësaj Qeverie se do të jetë fleksibël dhe do të se mund të implementojë të gjitha ligjet pa e vënë në funksion shtetin e së drejtës. Për arsye se deri tash, të gjitha paratë që u vodhën, apo dëmtimi i shtetit që u bë, nuk arriti as një qëndrakë ta kthejë në buxhetin e shtetit apo në borxhin publik që kanë realizuar qeveritë e kaluara.” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Në rrugën drejt Evropës, politika duhet të ndryshojë vesin e faljes apo amnistimit të njëra-tjetrës për vepra që kanë dëmtuar shtetin dhe qytetarët, thekson Selmani.

Sipas tij, funksionimi i shtetit ligjor duhet të fillojë me reforma të mirëfillta në gjyqësi që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Dështimi dhe zhbërja e Prokurorisë Speciale, është një rast i humbur, konsideron Selmani.

“Do të ishte shpresëdhënëse për ne dhe për të gjithë qytetarët që të bëjn një veprim infrastrukturor, por edhe të resurseve njerëzore në gjyqësi për të luftuar krimin, korrupcionin dhe kriminalitetin e organizuar. Pra thjeshtë, Maqedonia nuk ka nevojë për ligje, përveç se shkëputja e asaj që është miqësore, e aleancave mes veti, falja e partive pozitare dhe opozitare, dhe kjo e ka dëmtuar imazhin e shtetit.” – u shpreh Selmani.

Profesori Selamani paralajmëron se BE tani do të jetë më rigoroze në zbatimin e reformave, dhe nuk do të bëjë lëshime si deri më tani, që për shkak të rrethana të brendëshme politike dhe marrëdhënieve me fqinjët.

Inkurajon ekzekutivin që të dyfishojë angazhimin, për të shënuar rezultate reale të dukshme dhe të prekshme për qytetarët.

Postime të ngjashme

S’ka vendim për mjeken që mbylli dermatologjinë

admin

Karaxhovski me mesazh për të rinjtë: Mos lejoni virusi të hyjë në familje

T E

Qeveria të vendosë që maskat mbrojtëse dhe ilaçet për kurim, të jepen falas për shtresën më të ulët

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...