Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Fillimi i negociatave me Maqedoninë i rëndësishëm për kredibilitetin e BE-së

Bruksel, 26 janar – Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të kontribuojë për ruajtjen e kredibilitetit të BE-së në tërë rajonin, është vlerësuar në takimin e sotëm në Bruksel të zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zhozep Borrell.

“Fokusi i bisedës ishte e ardhmja e politikës së zgjerimit të BE-së, kryesisht në kontekstin e zhvillimeve pas miratimit të Metodologjisë së re dhe mundësive që ajo ofron për dinamizimin e procesit, harmonizimin e Kornizës Negociuese për Maqedoninë e Veriut, rëndësinë dhe përfitimet të bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si elemente kryesore për perspektivën evropiane, si për vendin ashtu edhe për të gjithë rajonin”, informon pres-shërbimi qeveritar, përcjell Zhurnal.mk

Në kumtesë theksohet se Dimitrov dhe Osmani mirëpritën angazhimin aktiv të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell për mbështetjen e perspektivën evropiane të rajonit, si dhe iniciativave të ndërmarra për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë kuptim, ata shprehën mirënjohje të veçantë për kontributin e tij në miratimin e Vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nga Këshilli i BE-së dhe më pas i konfirmuar nga Këshilli Evropian në mars të vitit të kaluar”, shtohet në kumtesë.

Në takim u nënvizua fakti se Maqedonia e Veriut ka me të vërtetë numër të madh të miqve midis vendeve anëtare, interesat e të cilëve për të ardhmen e Evropës përkojnë me interesat tona – integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor për kompletim përfundimtar të Unionit.

Dimitrov dhe Osmani theksuan se Qeveria vazhdon me reformat në mënyrë që të ruajë fokusin e proceseve të reformave në mënyrë që të ruhet dosja pozitive për Maqedoninë e Veriut.

“Lidhur me sfidat globale, u theksua se vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç pandemisë, ndajnë sfida të përbashkëta me BE-në për migracionin, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftën kundër dezinformatave dhe kërcënimeve hibride, ndryshimeve klimatike, digjitalizimi etj. Bashkëbiseduesit ranë dakord se suksesi i projektit evropian varet pikërisht nga solidariteti dhe aleanca, të cilat do të nënkuptojnë konfirmim i perspektivave të përbashkëta”, informon pres-shërbimi qeveritar.

Nga ana e nënkryetari i KE-së, Borrell e përshëndeti nivelin e lartë të përafrimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

“Takimi i Dimitrovit dhe Osmanit me Borrell vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në këtë drejtim bashkëbiseduesit ranë dakord që fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të kontribuojë në ruajtjen e besueshmërisë së BE-së në të gjithë rajonin”, shtohet në kumtesë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

T E

Alarmante situata me llojin britanik të virusit, nesër mblidhet KSI

T E

305 raste të reja, 167 të shëruar dhe 4 të vdekur, bilanci me Covid 19

T E

Hospitalizohen 667 kovid-pacientë, prej tyre 256 janë në Shkup

T E

Vijon propozim-plani deri tek MASH për profilet e reja në shkollat profesionale

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...