Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Fillimi zyrtar i Thirrjes së 3-të për Propozim-projekte për Bashkëpunim Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Shkup, 30 nëntor – Zhurnal.mk – Më 01 dhjetor 2020, Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Luixhi Soreka, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të fillojnë zyrtarisht Thirrjen e 3-të për Propozim-projekte të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut dhe Zef Mazi, Kryenegociator / Koordinator Kombëtar për IPA-n në Republikën e Shqipërisë do të paraqesin mundësitë për financim që janë në dispozicion në kuadër të kësaj thirrje për komunat nga zonat ndërkufitare.

Bashkëpunimi Ndërkufitar (CBC) është një element kyç i politikës së BE-së ndaj fqinjëve të saj. Krijuar në parimet e modelit të bashkëpunimit territorial të BE-së, CBC promovon bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe vendeve fqinje që ndajnë një kufi tokësor ose kalim detar. Maqedonia e Veriut ka bashkëpunim ndërkufitar të vendosur me të 5 vendet fqinje të saj. Deri më tani, 14 projekte me vlerë gati 6 milion € u dhanë gjatë periudhës së programimit IPA 2014-2020 (IPA 2) nën programin CBC vetëm me Shqipërinë.

Rajonet e Pollogut, Pellagonisë dhe Jug-Perëndimit nga pjesa maqedonase dhe Korçë, Dibër dhe Elbasan në pjesën shqiptare kanë të drejtë të aplikojnë nën këtë Thirrje të 3-të për propozim-projekte. Rreth 5 milionë € janë vënë në dispozicion për projekte me elementë të CBC-së deri në 800,000 € secili. Ata do të inkurajojnë turizmin ndërsa promovojnë trashëgiminë natyrore, mbështesin bizneset lokale dhe konkurrencën, dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit. Programi IPA CBC bashkëfinancohet nga qeveria.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Dështoi nisma e deputetëve opozitar kundër memorandumit bullgar

E.E.

I vogël mbetet numri i fëmijëve të infektuar në çerdhe

E.E.

Investimet kapitale mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen dhe revitalizimin e ekonomisë

E.E.

Komuna e Çairit dhuroi donacion dy autoambulanca për Shtëpinë e shëndetit Shkup

B M

Mickoski: Bllokada nga ana e Bullgarisë, katastrofë kombëtare

E.E.

Më 30 tetor mblidhen krerët për “mini Schengen”, përfshihet edhe Kosova

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...