Shkup, 12 korrik – Ambasadori Bomgartner, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, i ka përshëndetur planet e ministrit për reforma dhe ka shprehur gatishmëri që Franca të ndihmojë në të gjitha këto procese me ndihmë të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të ekspertëve.
Si veçanërisht e rëndësishme ishte theksuar bashkëpunimi me gjykatësin për lidhje që është në Beograd dhe atasheun për siguri të brendshme në Shkup të cilët me aktivitetet e tyre ndihmojnë në zbatimin e reformave.
“Pritet që në shtator në shtetin tonë të mbërrijë ekspertja Sesilia Maronie e cila do të punojë dy vjet në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të na ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane. Fillkov dhe Bomgartner u angazhuan për fuqizim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët”, bëhet e ditur në kumtesë.