Fillkov – Val: Mbështetje për reformat, debat publik për të gjitha ligjet që do të miratohen

nga D V

Shkup, 10 korrik – Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov sot ka realizuar takim me ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, në të cilën u bisedua për projektet në vazhdim të OSBE-së me Ministrinë e Drejtësisë, zhvillimet aktuale në lidhje me reformat e sistemit të drejtësisë dhe agjendës legjislative.

Ministri Filkov e falenderoi ambasadorin Val për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv me Misionin e OSBE-së në Shkup në fushën e drejtësisë, veçanërisht në procesin e përgatitjes së Kodit të ri Penal dhe Ligjit të ri për procedurën penale.

“Është jashtëzakonisht domethënëse që Misioni i OSBE-së në Shkup mundësoi përkthimin në anglisht të Kodit të ri Penal, ndërsa i njejti do të bëhet edhe me Propozimin e LPP në mënyrë që të dorëzohet për opinion në Komisionin Evropian. Misioni i OSBE-së në Shkup ka qenë aktivisht i përfshirë në përgatitjen e Strategjisë zhvillimore sektoriale për drejtësi 2024-2028, si dhe në grupet e punës të ngritura nga Ministria e Drejtësisë për përgatitjen e ndryshimeve ligjore për Këshillin Gjyqësor dhe për Prokurorinë Publike. Është planifikuar për të gjitha ligjet e përmendura të hapet një debat dhe diskutim i gjerë publik në mënyrë që publiku të njihet me zgjidhjet e propozuara, të cilat vetëm më pas do të hyjnë në procedurë për miratimin e tyre”, njoftoi sot Ministria e Drejtësisë.

Në takim u diskutua edhe për aktivitetet që në periudhën e ardhshme Ministria e Drejtësisë duhet të ndërmarrë, si dhe për planet e ardhshme që do të duhet të realizohen për të forcuar sundimin e ligjit në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More