Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Filloi aplikimi për subvencione për biçikleta dhe trotinetë elektrik

Shkup, 19 prill – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit sot ka publikuar thirrjet për ndarje të subvencioneve për blerje të biçikletave dhe trotinetëve elektrik për vitin 2021. Aplikimi do të bëhet online, informon Zhurnal.

Qytetarët do të mund të dorëzojnë llogaritë fiskale për blerjen e biçikletave apo trotinetëve elektrik nga fillimi i vitit, më saktësisht nga 1 janari 2021. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50% nga vlera e biçikletës, por jo më tepër se 3000 denarë për person, si dhe 30% nga vlera e trotinetit, por jo më tepër se 7000 denarë për person. Thirrja do të jetë e hapur derisa të harxhohen mjetet.

Të drejtë për aplikim kanë banorët e qytetit të Shkupit, më saktë banorët e komunave Aerodrom, Butel, GaziBabë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Çair, Qendër, Saraj dhe Shuto Orizare.

Për subvencione për blerje të biçikletave dhe trotinetëve janë paraparë gjithsej 10 milion denarë, prej të cilave 8,5 milion për biçikleta ndërsa vetëm 1,5 milion denarë për trotinetë elektrik.

Sipas përllogaritjeve, do të ndahen subvencione për rreth 2800 biçikleta dhe për 215 trotinetë elektrik.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...