Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Filloi asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Debresh

Gostivar, 22 maj – Filluan punët për vendosjen e shtresës së asfaltit në rrugën lokale në fshatin Debresh me të cilën në të ardhmen do të lehtësohet komunikimi i banorëve me qytetin dhe fshatrat tjera. Në fillim të punimeve mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili theksoi se ky projekt infrastrukturor është pjesë e programit vjetor për punë të Komunës.

“U vonuam pak me realizimin e këtij projekti, por kjo ishte si pasojë e pandemisë dhe kushteve që i përmendën si të nevojshme. Këto ditë rruga do të përfundojë tërësisht me çka në këtë pjesë të qytetit do të ketë rrugë të re me asfalt në gjatësi prej 464 metra dhe gjerësi prej gjashtë metrave. Si Komunë këtu investuam edhe në rekonstruimin e rrugëve dhe vendosjen e kanalizimit dhe dëshirojmë në këtë mënyrë t’ua përmirësojmë kushtet për jetë”, deklaroi Arben Taravari.

Vlera e punëve ndërtimore dhe asfaltimi i kësaj rruge arrin 2,7 milionë denarë. Mjetet ishin siguruar nga buxheti i Komunës së Gostivarit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...