Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filloi debati parlamentar për rebalancin e Buxhetit

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Në Kuvend ka filluar debati për rebalancin e Buxhetit për vitin 2020 i cili është i dyti për këtë vit dhe me të duhet të mundësohet zbatimi i pakos së katërt të masave për t’u përballur me pasojat e krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

Debati po zhvillohet në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet si komision amë dhe në pajtim me Rregulloren për punën e Kuvendit, ai mund të zgjasë më së shumti 10 ditë pune.

Me rebalancin e propozuar, të ardhurat janë më të ulëta për 0,2 për qind në raport me rebelancin e parë, shpenzimet janë më të larta për 4,2 për qind, ndërsa deficiti është rritur për 22,6 për qind në krahasim me rebalancin e parë.

ë ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 196,4 miliardë denarë, shpenzimet në 253 miliardë denarë ndërsa deficiti është pozicionuar në shumë prej 56,6 miliardë denarë gjegjësisht 8,4 për qind të BPV-së.

Mjetet e nevojshme për realizimin e pakos së katërt janë siguruar me rialokimin e mjeteve të pashfrytëzuara prej të gjitha institucioneve.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në elaborimin e rebalancit para deputetëve theksoi se të gjitha obligimet do të realizohen në pajtim me atë që është planifikuar, ndërsa me realizimin e pakos së katër të masave do të amortizohet goditja socio-ekonomike nga pandemia, ndërsa vitin e ardhshëm pritet rimëkëmbja e ekonomisë me rritjen ekonomike dhe konsolidimin fiskal gradual.

“Në nivel global ekziston pasiguri e madhe dhe bashkë me këtë nuk dihen edhe implikimet mbi ekonominë globale dhe atë të vendit. Kjo është sfidë historike jo vetëm tek ne, por edhe në botë. Jemi duke reaguar me masa përkatëse nga aspekti ekonomik dhe social”, tha Besimi, duke shtuar se prolongimi i krizës dhe rritja e pasigurisë implikojnë pritshmëri të përkeqësuara për ekonominë.

Pritshmëritë e tilla pritet të reflektohen mbi eksportin, industrinë, hotelierinë, turizmin…., theksoi Besimi.

Debati po zhvillohet në pajtim me protokollet shëndetësore me mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe ruajtjen e distancës.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...