Filloi fushata parandaluese në komunikacion “Vozit i çlodhur” në VK Tabanoc

Shkup, 14 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin në Rrugë, sot e filluan fushatën parandaluese në komunikacion “Vozit i çlodhur” në vendkalimin kufitar Tabanovc.

 

Përveç shpejtësisë së madhe dhe alkoolit, lodhja është njëra nga arsyet kryesore për shkaktimin e aksidenteve në trafik në periudhën e verës. Posaçërisht kritik është aksi nga Pikë Kalimi Kufitar “Tabanoc” deri në Gjevgjeli dhe anasjelltas, ku çdo vit ndodhin disa aksidente me pasoja të rënda.

Njëra nga arsyet për gjendjen e këtillë është pikërisht fakti se bëhet fjalë për korridor evropian nëpër të cilin kalojnë numër i madh i automjeteve dhe shoferëve të cilët pas orëve të gjata të udhëtimit, si pasojë e lodhjes humbin koncentrimin dhe vëmendjen, jo rrallë edhe flenë pas timonit dhe si pasojë e tërë kësaj shkaktojnë aksidente trafiku me pasoja tragjike.

Duke pasur parasysh situatën e këtillë MPB dhe KRSKRR-ja gjatë periudhës së verës, në dy drejtimet të koridorit 10, do të organizojnë aktivitete edukative nën moton “Vozit i çlodhur”. Qëllimi i fushatës “Vozit i çlodhur” është t’i rikujtojmë shoferët për ndikimin e lodhjes, për pasojat e aksidenteve të trafikut të shkaktuara nga lodhja dhe të nxiten që sa mës shpesh të bëjnë pauza, të konsumojnë më shumë lëngje, të udhëtojnë të pushuar dhe të ndalin automjetin e tyre menjëherë kur t’i ndjejnë shenjat e para të lodhjes.

Në pajtim me atë që thamë më lart, MPB-ja në bashkëpunim me KRSKRR-në vazhdon me aktivitetet edukativo-parandaluese në trafik, por edhe me kontrollime të përforcuara nga ana e policisë së trafikut.

“Dua të ju rikujtoj vetëm në të dhënën se në territorin e tërë shtetit gjatë muajit korrik të vitit të kaluar 17 persona ishin viktima në aksidente trafiku, derisa në gushtin e vitit të kaluara ky numër ishte 19 persona. Edhe pse viti i kaluar ishte viti rekord me më pak viktima-125, prapëseprapë, është evidente se në periudhën e verës këto numra janë më të mëdha në krahasim me periudha tjera të vitit. Nëpër korridorin 10, si korridor panevropian, frekuenca e automjeteve është e rritur në mënyrë drastike, kurse lodhja, e cila është arsyeja për rënien e koncentrimit mund të ketë pasoja fatale, për këtë ne vendosëm, së bashku me KRSKRR-në, t’i rikujtojmë shoferët si mënyrë parandaluese për rreziqet potenciale nga lodhja, por edhe për rreziqet nga shpejtësia e madhe, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe në kundërvajtje tjera të trafikut të cilat janë arsyeja për aksidente të rënda në trafik.

Kjo autostradë është arteria kryesore e cila e lidh shtetin tonë me Serbinë fqinje, asht që qytetarët e Serbisë mike, si pjesëmarrës të shpeshtë në trafik, në përgjithësi, në Korridorin 10, por edhe qytetarë të vendeve tjera, të cilët e shfrytëzojnë, janë gjithmonë mysafirë të mirëseardhur në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj këtë mundësi të ju dëshiroj rrugë të mbarë dhe qëndrim të këndshëm, pa marr parasysh se a tranzitojnë nëpër vendin tonë apo vendi ynë është destinacion final për ta, por edhe të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik gjithmonë t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë të sigurta. Rritja e sigurisë në rrugë është imperativ edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë me aktivitete me qëllim të zvogëlojmë numrin e viktimave në rrugë”, tha minstri Spasovski.

“Aksidentet në trafik të cilat janë si pasojë nga lodhja më së shpeshti përfundojnë me fatalitet për arsye se mungon mundësia e shoferit të ndërmerr ndonjë veprim me qëllim që vetëm pak të armotizohen pasojat nga aksidenti në tafik. Apeloj te shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të koncentruar kur marrin pjesë në trafik, të mos e nënvlerësojnë lodhjen, të bëjnë minimum 15 minuta pauzë në çdo dy orë vozitje dhe të pushojnë menjëherë pasi të ndjejnë lodhje”, deklaroi Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së. Është e rëndësishme të potencohet se viti i kaluar ka qenë viti me më pak viktima në trafik. Trendi i përmirësimit të sigurisë në komunikacionin rrugor është evident disa vite me radhë dhe qëllimi i MPB dhe KRSKRR-së është ky trend duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related posts

Analizë: Gjykatësit dhe qytetarët e korruptuar

Z H

Indeksi i transparencës së vetëqeverisjes lokale: Standarde të ulëta për konsultime, transparencë, monitorim dhe kontroll në punë

D V

Mjeku Ballovski: Gjatë dimrit do të vijë versioni “Lambda”, mutacion i trefishtë i virusit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More