Agjencia Zhurnal.mk

Filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik

Shkup, 24 qershor – Zhurnal.mk – Fushata 20-ditore për zgjedhje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktuara për më 15 korrik fillon sot dhe do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë, pas çka pason heshtja treditore. Këto janë zgjedhjet më specifike që do të mbahen në vend, duke e pasur parasysh situatën me Kovid-19 dhe masat të cilat pjesëmarrësit dhe administrata zgjedhore duhet t’i respektojnë për ta mbrojtur shëndetin.

Partitë, të gjithat pa përjashtim angazhohen për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira me respektim të masave për mbrojtje.

Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 15 koalicione dhe parti politike, nga të cilat shumica tashmë i filluan aktivitetet e veta me promovim të programeve dhe vizitave në terren dhe takime me qytetarë.

Fushata do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë, kur do të pasojë heshtja treditore. Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët nga Kovid-19, dhe personat në karantinë dhe në vetëizolim, por vetëm ata të cilët shtatë ditë paraprakisht do të paraqiten për atë. Të gjithë të tjerët të cilët deri në ditën e votimit do të konfirmohen si pozitivë apo do të shkojnë në vetëizolim nuk do të mund të votojnë më 15 korrik. Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët dhe të pamundurit, si dhe të burgosurit dhe personat të cilët janë në paraburgim. Votimi më 15 korrik fillon në orën 7 në mëngjes dhe do të zgjatet dy orë dhe përfundon në orën 21:00.

Partitë paralajmërojnë fushatë në pajtim me masat për mbrojtje nga Kovid-19, pa tubime të mëdha, me fokus në prezantimin e programit përmes internetit dhe përmes mediumeve elektronike. Takime me qytetarë do të ketë dhe atë në ambiente të hapura me më së shumti 50 persona, ndërsa në ambiente të mbyllura me 30 persona dhe me respektim të distancës dhe mbajtjes së maskave.

Parashtruesit e listave për kandidatë mund të parashtrojnë ankesë për mosrespektim të dispozitave për fushatën gjedhore, për çka KSHZ duhet të vendosë në afat prej 72 orëve nga parashtrimi i ankesës. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi ka të drejtë ankese në Gjykatën administrative në afat prej 48 orëve nga pranimi i vendimit, ndërsa Gjykata ka afat 72 orë të vendosë pas pranimit të padisë.

Pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore nuk mund të porosisin reklamim të paguar politik në mediumet të cilat nuk janë paraqitur në Regjistrin e radiodifuzerëve, mediume të shtypura dhe portale të internetit dhe t’i paguajnë nga llogaria e llogarisë së transaksionit për fushatë zgjedhore.

KSHZ pritet më së voni deri nesër t’i formojë këshillat shëndetësorë zgjedhor të cilët do ta zbatojnë votimin më 13 korrik të personave me Kovid-19, në karantinë apo në vetëizolim, ndërsa gjithashtu duhet të sillen edhe udhëzimet në pajtim me Protokollet e autoriteteve shëndetësore për masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Listën zgjedhore, KSHZ duhta të përmbyllë më së voni deri më 4 korrik, ndërsa paraprakisht vërejtje të veta duhet të parashtrojnë partitë politike. NË këto zgjedhje, votim nuk do të ketë në diasporë ku u paraqitën më pak se numri i nevojshëm i shtetasve. Por, në Listë zgjedhore do të futen personat me 18 vite të mbushura deri në ditën e votimit.

Në zgjedhje do të mund të votojnë vetëm personat e moshës madhore me dokumente personale valide.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...