Filloi fushata zgjedhore në Maqedoni, të gjitha partitë të bindura në fitore!

Shkup, 27 shtator – Në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, fushatë e cila zgjat 20 ditë. Partitë i kanë promovuar kandidatët e tyre për kryetarë të komunave dhe të gjithë janë të bindur në fitore.

Me sloganin “Më e mira për komunën time”, LSDM e filloi fushatën në Manastir ku kryetari i partisë, Zoran Zaev, premtoi se qytetarët do të jenë krenar me kryetarin e ri të Manastirit.

VMRO-DPMNE, e filloi fushatën me premtim bombastik për 14.835 projekte nga fushat e ndryshme, për siç tha kryetari kësaj partie, Hristijan Mickovski, zgjidhje të problemeve reale të popullit.

Kjo parti e filloi fushatën në Ohër me sloganin “Krijo ardhmëri të re”.

BDI e ka nisur fushatën “Zgjidh jetë, voto blertë” në Gostivar, kryetari Ali Ahmeti para banorëve të Gostivarit tha se komuna e tyre meriton ndryshim.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit e filluan nga Sheshi “Skënderbeu” në Shkup. Me sloganin “Pastër”, do të kërkojnë besimin e qytetarëve. Kryetarët e koalicionit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë mbajtur fjalime promovuese para qytetarëve.

PDSH me sloganin “Me më të zotët ka shpresë!”, fushatën zgjedhore e nisi nga Tetova. Kryetari Menduh Thaçi ka mbajtur fjalim para qytetarëve, kurse janë prezentuar edhe dy kandidatët më seriozë të partisë së tij, Sadi Bexheti në Tetovë dhe Azem Sadiku për Studeniçanin.

Lëvizja Besa me sloganin “Me ka krejt” sonte e ka filluar fushatën nga Shkupi.

Related posts

Ganiu priti në Komunë boksierët e suksesshëm të KB Shkupi-t

R Zh

Higjiena Komunale filloi pastrimin e deponive të egra në Butel

Z H

Masat për hyrje në Greqi vazhdohen edhe për një javë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More