Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Filloi me punë baza ballkanike e të dhënave me informata për 4.000 sëmundje të rralla

Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Filloi me punë baza ballkanike e të dhënave për sëmundje të rralla, projekt ballkanik që i përfshin Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Republikën Sërpska (BeH).

Koordinatorja e projektit, Bojana Mirosavleviq për RTS deklaroi se “përveç kërkimit të informatave për sëmundjet, ekzistojnë edhe forume për pacientët dhe mjekët dhe kjo do të jetë strehimi i tyre”.

Baza e të dhënave është projekt rajonal i cili i përfshin Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Republikën Sërpska, theksoi Mirosavleviq.

“Gjatë luftës sonë u bindëm se një numër i madh i pacientëve dhe mjekëve nuk e dinë sa duhet gjuhën angleze për shfrytëzim të qëllimeve mjekësore, ndërsa infrmatat e vetme për sëmundjet e rralla gjenden në portalin evropian – Orfanet në gjuhën angleze”, tha Mirosavleviq.

Ajo shtoi se më shumë se 4.000 sëmundje të rralla janë përkthyer në bazën e të dhënave.

“Kjo që është e rëndësishme, përveç kërkimit të informatave për këto sëmundje, është se ekzistojnë edhe forume për pacientë, forume të mbyllura për mjekët dhe kjo do të jetë streha e tyre. Rrjetëzimi i pacientëve dhe mjekëve është e rëndësishme për ne”, potencoi Mirosavleviq.

Baza e të dhënave gjendet në internet adresën retkebolesti.com, ndërsa Mirosavleviq theksoi se kjo është vetëm fillim, dhe se projekti nuk ka përfunduar, por është bazë e shkëlqyer e të dhënave dhe bazë për përmirësim të pozitës së pacientëve./Mia

Postime të ngjashme

Joveski: Prokuroria po monitoron ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në Shkup

R Zh

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...