Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filloi me punë fabrika “Farmakan” për kanabis mjekësor

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Ka filluar me punë objekti i ri i Kompanisë “Farmakan”, për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Bëhet fjalë për kapacitetin më të madh të këtij lloji, I vendosur në zonën Qojlija në Komunën Petrovec. Në objektin e ri deri më tani janë investuar 20 milion euro. Kompania ka standardet më të larta, kurse prodhimet tashmë janë prezente në tregun botëror.

“Ndryshimet e ligjit për lëndët narkotike janë në procedurë parlamentare dhe prëmes tyre në mënyrë shtesë do të stimulohen edhe investitorët edhe të rinjtë që të mbeten këtu dhe të gjejnë punë në këtë sector”, ka theksuar Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe.

Kryeministri Zoran Zaev u ka bërë thirrje investitorëve që ta ndjekin shembullin dhe të investojnë në prodhime të reja. Ai kërkoi që Kuvendi t`i miratojë ndryshimet ligjore që do të sigurojë eksport prej 250 milion eurove në vit dhe do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Çdo krizë paraqet mundësi për një fillim të ri, kurse shteti do t`i nxisë investitorët në këtë drejtim”, ka thënë Kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...