Filloi ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Kamjan, Komuna e Bogovinës

Tetovë, 3 shtator – Në Kamjan të Tetovës, Komuna e Bogovinës filloi të ndërtohet rrjeti i kanalizimit për këtë vendbanim. Në fillim të punimeve ndërtimore mori pjesë edhe ministri Naser Nuredini.

 

“Për realizimin e këtij projekti në dy vendbanimet, Bogovinë dhe Kamjan, në komunën e Bogovinës, nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) sigurohen rreth 266 milionë denarë, nga të cilat ndërtimi në fshatin Kamjan kap vlerën e rreth 123 milion denarë. Rrjeti i kanalizimeve në këtë vendbanim do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km”, deklaroi ministri Nuredini.

Ministri Nuredini gjithashtu njoftoi aktivitetet përgatitore të MMJPH-së për sigurimin e huas prej 50 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) për zbatimin e fazës së dytë të projektit “Furnizimi me ujë dhe ujërat e zeza”.

“Përmes këtyre projekteve do të forcohet infrastruktura komunale dhe do të përmirësohen kushtet e jetesës në të gjitha komunat në shtet. Këto fonde do të mundësojnë zhvillimin ekonomik të zonave rurale përmes investimeve në sistemet e furnizimit me ujë dhe sistemet për trajtim të ujërave të zeza”, potencoi ministri i Mjedisit Jetësor.

Është paraparë të rikonstruohen 13,5 kilometra rrjet i ujësjellësit në Kamjan.

Related posts

Deputetët e opozitës e lëshojnë sallën, Xhaferi e ndërpreu seancën

D V

Koen: Investoni në rini, tregojuni se kanë mundësi në vend

Redaksia

Maqedonia e Veriut regjistron popullsinë në shtator

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com