Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filloi ora policore, nga nesër do të mbyllen edhe objektet hotelierike

Shkup, 6 prill – Në orën 20 sonte filloi ora policore në territorin e të gjithë shtetit, ndërsa do të zgjasë deri në orën 05 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe kohore, lëvizja do të kufizohet.

Ora policore do të zgjasë dy javë, më saktë deri më 20 prill. Vendimin dje e solli Qeveria, me qëllim që të zvogëlohet stërngarkimi i sistemit shëndetësor nga koronavirusi si edhe të shmanget mbyllja potenciale për festat fetare Bajram dhe Pashkë.

Sa u përket objekteve të cilat bëjnë përgatitje dhe shitje të ushqimit, ata mund të shesin përmes porosive onlajn ose përmes telefonit dhe të bëjnë dërgesën e ushqimit ose marrjen e porosisë nga jashtë objektit hotelierik, përmes pultit.

Të gjithë ata qytetarë të cilët jetojnë në objekte banesore për banim kolektiv dhe që kanë kanakarë – qen mund t’i nxjerrin jashtë në orët e mbrëmjes në kohëzgjatje prej një ore, duke filluar nga ora 22 deri në orën 23, më së shumti deri në 100 metra nga objekti në të cilin jetojnë.

Qytetarët të cilët kanë bërë imunizimin në qendrat e vaksinimit në periudhë para orës policore do t’u lejohet kthimi në vendbanimet e tyre në bazë të vërtetimit për vaksinim.

Qëllimi i kësaj mase, sipas autoriteteve është të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...