Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Filloi pastrimi i lumit Vardar prej Hromit deri në Saraj

Shkup, 26 shkurt, Zhurnal.mk – Komuna e Gjorçe Petrovit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, filloi tërësisht ta pastrojë kejin e Vardarit, respektivisht pjesën prej urës në Hrom deri te ura në Saraj.

“Së bashku me shërbimet e ‘Higjienës komunale’ dhe me kapacitetin tonë që e kemi nga punëtorët komunalë, tërësisht po pastrohet keji, të cilin e shfrytëzojnë qytetarët dhe paraqet një vend tradicional për pushim të banorëve të Gjorçe Petrovit. Me vet faktin që Qyteti punon në mënyrë më intensive në rregullimin e Qendrës rekreative sportive ‘Saraj’, tej urës, të ndërtuar në vitin 2002, paraqitet multikulturë mes dy komunave në shoqërim të përbashkët”, tha kryetar i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumoski.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se gjatë vitit të kaluar është punuar intensivisht në pastirmin e kejit, me qëllim që ta merr shkëlqimin që e meriton.

“Në këtë pjesë, do të pastrohet në gjatësi prej katër kilometrave, tërësisht dhe hap pas hapi, me qëllim që kjo hapësirë publike e qytetarëve të Gjorçe Petrovit dhe Sarajit t’u shërbejë për rekreacion. Ende gjendemi në kohë të pandemisë, ndërsa çdo hapësirë publike, mirë e projektuar, është e mirëseradhur për qytetarët”, deklaroi Shilegov.

Ai u bëri thirrje edhe kryetarëve tjerë të komunave, në komunat ku kalon lumi Vardar, t’i bashkëngjiten me resurse të veta për pastrim intensiv të lumit.

Postime të ngjashme

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...