Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Filloi procedura për garanci ligjore për 100 milionë euro nga BEI për ndërmarrje të vogla dhe të mesme

Shkup, 30 mars – Qeveria në mbledhjen e sotme të 59-të e konfirmoi tekstin me Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet pas Marrëveshjes financiare për përgjigje të Maqedonisë së Veriut për Kovid-19.

“Propozim-ligji, i cili është dorëzuar për miratim në Kuvend, është i dedikuara që ta mbështesë financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrje të mesme të kapitalizuara të tregut, që do të realizohet me marrëveshje ndërmjet Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup me të cilin 100.000.000 euro kapital i freskët do të jenë për mbështetje të projekteve të reja, punësime të reja, likuiditet të rritur të ekonomisë dhe eksport i rritur”, informoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar informacioni për statusin e realizimit të masave ekonomike për përballje me Kovid-19 të cilin e prezantoi Ministria e Financave.

“Sipas analizës në baze të së cilës është bërë informacioni përgjigjja e politikës fiskale ndaj pandemisë në vend ishte e shpejtë dhe e rëndësishëm në mbështetjen e ndërmarrjeve dhe të punësuarve në veprimtaritë më të prekura dhe të kategorive më të ndjeshme të popullatës dhe kishte ndikim të madh drejtë zbutjes së pasojave negative të pandemisë ndaj të ardhurave dhe konsumit të amvisërive dhe aktivitetit të subjekteve afariste. Stimuli fiskal i masave të realizuara deri më tani është 704 milionë euro, gjegjësisht 6,5 për qind të BPV-së. Prej këtu, vlerësohet se përmes impulsit fiskal prej 704 milionë euro (6,5 për qind të PBV-së) rënia e aktivitetit ekonomik është zbutur, gjegjësisht pa këto masa rënia e aktivitetit ekonomik do të ishte më e lartë për 3,9 pikë procentuale në vitin 2020, gjegjësisht do të ishte -8,4 për qind, përkundër rënies së realizuar prej 4,5 për qind”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria thekson se me katër masat antikovid janë zbutur pasojat edhe sa i përket shkallës së papunësisë, e cila në tremujorin e parë të vitit të kaluar u rrit prej 16,2 në 16,7 për qind, përderisa në tremujorin e tretë dhe të katërt shënon ulje graduale në 16,5 dhe 16,1 për qind, me çka shkalla mesatare e papunësisë në vitin 2020 është 16,4 për qind.

“Neto-paga mesatare mujore në vitin 2020, sipas parashikimeve, shënoi rritje prej 7,8 %, që del nga masat e ndërmarra para pandemisë, siç janë: rritja e nivelit të pagës minimale, masa e Qeverisë për mbështetje financiare të punëdhënësve të cilët do të bëjnë rritjen e pagës deri në një vlerë të caktuar, si dhe rritje shtesë të pagave në arsim dhe shëndetësi, në vitin 2020”, shtohet në kumtesë.

Qeveria në mbledhje solli vendim edhe për pagesë të 100.000.000 denarë nga Programi për përballje me KOVID-19 nga Buxheti i “Kombinatit të Duhanit” SHA Prilep që të realizohet përfundimi i Qeverisë nga mbledhja e 18 marsit për mbështetjen e përkohshme për blerje të tepricës së duhanit nga rekolta e vitit 2020, me detyrim që Kombinati i Duhanit këto mjete t’i kthejë në Buxhet deri në dhjetor të vitit 2021.

“Në këtë mbledhje, u përcaktua Projektligji për ndryshimin e Ligjit për mbështetje financiare për të zvogëluar pasojat e shkaktuara nga KOVID-19 në prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrisë së verës, i cili zgjeron listën e përfituesve të mbështetjes financiare me prodhuesit e verës të regjistruar në regjistrin e prodhuesve të verës të cilët përpunuan rrushin e verës të prodhuar nga plantacionet e tyre në objektet e tyre për prodhimin e verës dhe fermat bujqësore që eksportuan në mënyrë të pavarur rrushin e verës që ata prodhuan nga plantacionet e tyre, informon shërbimi për informim i Qeverisë.

Postime të ngjashme

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nxit pakënaqësi në Maqedoninë e V.

Dafina Vidishiqi

Mbështetje prej 100 milion euro për ndërmarjet e vogla dhe të mesme në RMV

Zekirija Haxhiu

Shtrenjtohen edhe nafta edhe benzina

Zekirija Haxhiu

Sindikata e Hotelerisë dhe Turizmit: Kriza po kalon, punëtorë në hoteleri nuk ka

Zekirija Haxhiu

Angelovska-Bezhoska në Forumin Global të huamarrësve dhe investitorëve në bono

Zekirija Haxhiu

Pas revokimit, Azeski u falënderua për bashkëpunimin dhe i uroi zhvillim të shpejtë Malit të Zi

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...