Filloi procedura për marrjen e licencave të dy kompanive energjetike

Shkup, 23 shtator – Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE ) filloi procedura për marrjen e licencave të dy furnizuesve të energjisë elektrike – Shoqata për prodhim, tregti dhe shërbime MIST ENRXHI SHPKNJP Shkup dhe Shoqata për tregti me energji elektrike U POVER SHPK eksport-import-Shkup.

Arsyeja për këtë është që nuk i kanë siguruar në kohë dhe në tërësi sasitë e energjisë elektrike për të cilat kanë marrëveshje të nënshkruara me konsumatorët dhe nuk kanë veprim sipas vendimeve paraprakisht të sjella të KRRE-së me të cilët u imponuar masa për harmonizimin e punës.

Për furnizuesin me energji elektrike Energia gas end pauer SHPKNJP Shkup, KRRE-ja solli vendim për marrjen e masave me çka praktikisht furnizuesi duhet të dorëzojë dëshmi se e ka siguruar sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët.

KRRE solli edhe vendime me të cilat i urdhëron furnizuesit Solarpro Holding SHPKNJP, Vangard SHPK Shkup dhe Enerxhi aktive eksport-import SHPKNJP Shkup saktë dhe në tërësi t’i informojnë konsumatorët për të drejtat dhe obligimet e tyre.

“Regjistruam informim të përgjysmuar dhe tentime për manipulim nga ana e furnizuesve ndaj konsumatorëve. Dhe kështu, një pjesë e furnizuesve kanë filluar t’i ndërprejnë marrëveshjet me kompanitë vendore, ministritë, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike para kohe dhe tentuan t’ia faturojnë me çmime të reja. Dua të potencoj se përmes ligjeve dhe rregulloreve të sjella konsumatorët janë të mbrojtur dhe furnizuesi nuk guxon t’ua ndryshojë çmimin nga marrëveshja derisa të zgjatë periudha e ndryshimit të furnizuesit, gjegjësisht derisa nuk arrihet një marrëveshje e re. Furnizuesi obligohet t’ia faturojë dërgesën e rrymës konsumatorit në pajtim me çmimin në marrëveshje për furnizim, Nëse nuk e bën një gjë të tillë dhe manipulon KRRE-ja do të fillojë me procedura përkatëse. Dua të potencoj se këto dispozitura të çmimeve juanë të evidentuara në tregun e lirë me shumicë, ndërsa çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë është stabil dhe i garantuar nga prodhuesi vendor ESM. Furnizuesi universal e ka të siguruar energjinë e nevojshme”, deklaroi Bislimovski.

KRRE-ja do ta informojë Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës për vendimet e fundit të sjella dhe procedurat e hapura.

Related posts

Vlerësimet e BE-së për rajonin: Bosnja e Hercegovina i ka punët më keq nga të gjithë

Z H

Kurban Bajrami – ditë jo pune për qytetarët e besimit islam

Z H

Avokati i Popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More