Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi rregullimi i bregut të lumit Shkumbin me mjete nga programi TAV

Tetovë, 7 shtator – Në Tetovë filloi rregullimi i bregut të lumit Shkumbin për çfarë komuna mori mjete nga programi i kompanisë TAV. Me këto mjete duhet të ndërtohet shtigje për këmbësorë, kënde për fëmijë, pajisje dhe ndriçim urban.

“Projekti për bregun e lumit Shkumbin është financuar nga mjetet e TAV me 23 milionë denarë. Bëhet fjalë për një gjatësi prej 1,6 kilometra, ndërsa do të punohet në rregullimin e plotë të bregut, që të ketë vend për rekreim, të munden qytetarët tanë ta përdorin nga bulevardi industrial e deri te mulliri në Çarshi të Epërme. Do të punohet në një ndriçim plotësisht të ri, shtigje për këmbësorë, pesë kënde për rekreim dhe përdorim nga ana e fëmijëve. Dhe do të jetë lidhje natyrore me rrugën e Banjicës ku edhe ashtu shfrytëzohet për rekreim. U informuam nga kompania se punohet intensivisht dhe sipas marrëveshjes për katër muaj do të përfundojë”, deklaroi kryetarja Teuta Arifi.

Ky është projekti i dytë i dytë i Komunës së Tetovës, i cili financohet nga programi i i TAV-it. Qyteti mori mjete edhe për vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska”.

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy