Filloi trajnimi për regjistruesit rajonal në Komunën e Kërçovës

Kërçovë, 29 gusht – Në Kërçovë sot filloi trajnimi i regjistruesve në teren. Në trajnim u paraqitën gjithsej 82 nga 83 kandidatë të cilët me sukses e kaluan testin.

 

Instruktori republikan Jovanço Sapunxhioski thskoi se procesi zhvillohet sipas protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi me mbajtje të maskave dhe higjienë personale.

“Sot filluam trajnimin treditor te regjistruesit rajonal. Në trajnimin e sotëm të pranishëm ishin 82 persona nga 83 kandidatët të cilët me sukses e kaluan testin. Për ta mbuluar gjithë rajonin na nevojiten edhe 46 kandidatë. Në ndërkohë janë kontaktuar kandidatët të cilët u paraqitën në afatin shtesë, 25 gusht dhe ata që nuk u paraqitën në testim:, tha Sapunxhioski.

Ai theksoi se gjatë tre ditëve do të ketë trajnim nga 5 orë në ditë dhe kjo do të jetë mjaftueshëm që regjistruesit ta mësojnë mënyrën e regjistrimit.

Related posts

Dibra me 38 pacientë në spital

D V

Civil: Partitë politike para kohe e filluan fushatën parazgjedhore

D V

Edhe 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe ende nuk gjen zbatim të plotë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com