Agjencia Zhurnal.mk.

Filloi viti i ri shkollor, nxënësit u kthyen në bankat shkollore

Shkup, 1 shtator – Viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit e shkolla fillore dhe të mesme fillon sot me prezencë fizike dhe me protokolle të veçanta shëndetësore. Përjashtim do të jenë shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar ku mësimi do të zhvillohet onllajn në 14 ditët e para të fillimit të viti shkollor, ndërsa në Kërçovë dhe Strugë në shtatë ditët e para. Pas përfundimit lë kësaj periudhe, siç dje bëri të ditur Qeveria, do të miratohen masa të reja sipas zhvillimit të gjendjes.

Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, mësimi me prezencë fizike është me rëndësi të madhe jo vetëm për shkak të procesit të mësimit dhe socializimit, por edhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit mendor të nxënësve.

Në intervistën për MIA-n, Carovska theksoi se kanë një plan dhe protokolle që shkollat ​​të veprojnë në mënyrë që situata të jetë e qëndrueshme. Thekson se është më se e qartë se nuk ka alternativë më të mirë për nxënësit se edukimi në klasë gjë që do të përmbushë interesin më të mirë të nxënësve dhe të lehtësojë prindërit nga shqetësimet dhe përgjegjësitë shtesë, duke zvogëluar kohën e kaluar duke mësuar me fëmijët e tyre në shtëpi dhe gjithashtu për të ruajtur kënaqësinë dhe motivimi për angazhim në punën e vetë mësuesve.

Ajo shton se për të ruajtur këtë situatë, nevojitet kujdes dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor, nga nxënësit, mësuesit, prindërit, jo vetëm në shkolla, por kudo edhe jashtë tyre.

Gjatë vizitës së djeshme në shkollën fillore “Liria” në Komunën e Çairit, ministrja deklaroi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës plotësisht është e përgatitur për të gjitha skenarët për vitin shkollor 2021/2022.

Edhe pse vaksina nuk është e detyrueshme për kuadrin arsimor dhe nxënësit, megjithatë numri i mësimdhënësve të vaksinuar dhe kuadrit tjetër në shkolla është mbi 70 për qind, që sipas ministres është një bazë e mirë për fillimin e mësimit me prezencë fizike.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se ditëve të mëparshme ka pasur shumë reagime të qytetarëve të shqetësuar të cilët kanë kërkuar mësimi të zhvillohet onllajn. Sipas Filipçes, ata janë të përgatitur të jepin edhe rekomandime të tjera nëse përkeqësohet gjendja.

Të gjitha analizat në lidhje me shkollat në botë, sipas ministrit tregojnë në atë se viti shkollor duhet të fillojë me prani fizike, mësimi onllajn është në dëm të nxënësve. Gjithsesi, ka përjashtime për fëmijët të cilët kanë sëmundje kronike ose kanë ndonjë anëtar të familjes me sëmundje të cilët mësimin do ta ndjekin onllajn.

Sipas Filipçes dhe Carovkës, viti shkollor paraprak ka treguar se nuk ka pasur asnjë transmision intern te nxënësit të cilët vizitonin mësimin me prezencë fizike.

Nga UNICEF-i bënë thirrje gjithë shoqërisë që të bëjë përpjekje që shkollat të mbeten të sigurta dhe të hapura. Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani thotë se hapja e shkollave për mësim me prani fizike është hap kritik që secili fëmijë të ketë qasje në arsim cilësor me të cilin ndërtohen dhe njihen aftësitë të cilat iu nevojiten fëmijëve dhe adoleshentëve – përfshirë arsimim gjuhësor dhe matematikor, aftësi digjitale, sipërmarrëse dhe aftësi për punë.

“Fëmijët dhe të rinjtë nuk guxojnë të rrezikojnë edhe një vit me mësim të dëmtuar. Para pandemisë me KOVID-19, Maqedonia e Veriut përballej me krizë arsimore, me çka mbi gjysma e pesëmbëdhjetëvjeçarëve në vend nuk arritën të tregojnë njohuri themelore në lexim dhe matematikë. Tani, më shumë se kurrë, nevojitet që i gjithë vendi të japë prioritet që shkollat të jenë të sigurta dhe të hapura që nxënësit ta kompensojnë atë që kanë humbur në mësim dhe mirëqenien mentale”, theksoi Patricia Di Xhovan.

Përfaqësuesi i OBSH-së në Maqedoninë e Veriut Xhihan Tavilla thotë se Kovid-19 po bëhet virus me të cilin duhet të mësohemi të jetojmë, prandaj tani, imperativ është që të ulet dëmtimi në arsim i fëmijëve dhe të rinjve, pa marrë parasysh moshën e tyre.

“Dëshmitë janë të qarta se mungesa nga shkolla shkakton dëm të rëndësishëm për suksesin arsimor, mundësitë jetësore, shëndetin mental dhe fizik. Me mundësinë në Maqedoninë e Veriut të ofrohen dy doza të vaksinës për të gjithë personat e mëdhenj dhe adoleshentët mbi moshën 12-vjeçare, tani prioritet është të sigurohet arsim direkt, i sigurt dhe me cilësitë të lartë për të gjithë nxënësit – veçanërisht kur e dimë se rreziqet direkte klinike për fëmijët janë ekstrem të ulëta”, shtoi Tavilla.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy