Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Në rrugën “Lazo Trpovski” në Fushë Tophanë sot kanë filluar punimet për rekonstruimin e sistemit të kanalizimit për ujërat e zeza, dhe atë me gjatësi prej 220 metrave dhe tubave prej 250mm, informon Zhurnal.
Nga komuna e Çairit thonë se infrastruktura nëntoksore paraqet një nga fushat ku po investohet më së shumti gjithkund ku ka nevojë.
“Fillojmë punimet për rekonstruimin e sistemit të kanalizimit për ujrat e zeza me gjatesi prej 220 metra dhe tuba prej 250 mm në rrugen “Lazo Trpovski”, lagjen Fushë Tophanë.
Infrastruktura nëntokësore, paraqet një nga fushat ku po investohet në masë të madhe gjithkund ku ka nevojë, që shpesh paraqet edhe parakusht për investime tjera të infrastrukturës rrugore”, shprehet kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.//Zhurnal.mk