Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Fillon aplikimi për subvencione bujqësore për vitin 2021

Shkup, 5 prill – Zhurnal.mk – Prej sot filloi aplikimi për mbështetje financiare në bujqësi fillon sot. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është më 31 maj të vitit 2021. Të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin aplikacione në mënyrë elektronike, përmes faqes në internet të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR ), www.ipardpa.gov.mk në seksionin e-kërkesa.

Siç kumtoi sot drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, kërkesat për masat për prodhimin bimor dorëzohen në bazë të të dhënave të regjistruara për parcelat në Regjistrin e vetëm të pronave bujqësore. Kërkesat për prodhimin blegtoral paraqiten në bazë të të dhënave të regjistruara për kafshët në Regjistrin e FARM që nga dita e paraqitjes së kërkesës.

“U bëj apel të gjithë bujqëve, para se të paraqesin aplikacione për subvencione për të azhurnuar të dhënat për të pasur informacion të saktë dhe të plotë në të gjitha sistemet ku Agjencia merr të dhëna që janë segment i rëndësishëm për marrjen e të drejtës për të marrë subvencione. Pastaj, përmes faqes së internetit të AMFBZHR-së, ata mund të paraqesin në mënyrë elektronike kërkesa për subvencione duke u regjistruar në sistem, duke klikuar në banderolën “pagesa direkte” e- kërkesë”, tha Baçovski.

Bujqit, shtoi drejtori, nuk duhet të hutohen nga pamja e re e kërkesës. Është zgjidhje e re softuerike që ka të gjitha funksionet e nevojshme për të paraqitur një aplikacion të vetëm.

“Ata bujq që nuk dinë të paraqesin aplikacione vetë ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikacioneve elektronike, mund të kontaktojnë njësitë rajonale të MBPEU-së”, nënvizoi Baçovski.

Ai sqaroi se pas paraqitjes elektronike të aplikacionit, aplikantët duhet të shtypin dy kopje dhe t’i nënshkruajnë ato vetë, dhe pastaj të paraqesin një kopje në AMFBZHR. Ata aplikantë që kërkojnë ndihmë nga punonjësit në njësitë rajonale, para se të nënshkruajnë aplikacionet, duhet të kontrollojnë nëse të gjitha të dhënat dhe nëse janë venosur të dhënat dhe kulturat në mënyrë korrekte.

“Nëse aplikantët konstatojnë se kanë bërë gabim në paraqitjen e kërkesës, kanë vendosur të dhëna të pasakta ose kanë arritur në përfundimin se kanë nevojë për një ndryshim për shkak të mosrespektimit të situatës faktike, ata mund ta tërheqin kërkesën ose ta ndryshojnë atë brenda 30 ditëve nga dita e paraqitja”, tha Baçovski dhe theksoi se të gjithë aplikantët që do të kërkojnë mbështetje dhe ndihmë nga punonjësit në njësitë rajonale për t’iu përmbajtur masave për mbrojtje kundër KOVID-19

Postime të ngjashme

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nxit pakënaqësi në Maqedoninë e V.

Dafina Vidishiqi

Mbështetje prej 100 milion euro për ndërmarjet e vogla dhe të mesme në RMV

Zekirija Haxhiu

Shtrenjtohen edhe nafta edhe benzina

Zekirija Haxhiu

Sindikata e Hotelerisë dhe Turizmit: Kriza po kalon, punëtorë në hoteleri nuk ka

Zekirija Haxhiu

Angelovska-Bezhoska në Forumin Global të huamarrësve dhe investitorëve në bono

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...