Agjencia Zhurnal.mk

Fillon cikli i dytë i grupit punues për bujqësi nga Konventa Kombëtare për BE

Shkup, 28 janar – Zhurnal.mk – Me debat për rregullimin e tregut bujqësor, sot fillon sesioni i parë nga cikli i dytë i grupit punues 1 (Bujqësi dhe zhvillim rural – Kapitulli 11) nga Konventa Kombëtare për BE në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në debatin, në të cilën marrin pjesë ekspertë nga vendi dhe Sllovakia, duhet të jepen përgjigje për çështjen dhe për mënyrën në të cilën rregullohen tregjet evropiane të prodhimeve bujqësore, për nivelin e rregullimit të pagesave të drejtpërdrejta për prodhimet e caktuara bujqësore, të rëndësishme për shtetin, si dhe inkuadrimi i standardeve të marketingut në kushtet kombëtare.

“Të merret pjesë në tregun e vetëm evropian të prodhimeve bujqësore do të thotë të përmbushen standardet evropiane për cilësi, të njihen rregullat të funksionimit të vetë tregut, por para së gjithash të ndërtohet një qasje e veçantë e marketingut në mënyrë që t’i rezistojë konkurrencës së lartë të tregut”, thuhet në njoftimin për ngjarjen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...